
Nga këto rikonstruksione, plazhi i ri i Nartës, Manastiti i Zvërnecit si dhe komuna Qëndër Vlorë bëhen të aksesueshme, duke eleminuar infrastrukturën e vjetër që i bënte këto zona të izoluara. Ndersa sot distanca është më e shkurtër, ndërsa bukuritë natyrore bëjnë për vete qindra vizitorë.
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, tha se këto ndërhyrje kanë ndikuar edhe në rritjen e punësimit dhe turizmit, duke i dhënë një mundësi me shumë bizneseve dhe qytetarëve.
Një nga bukuritë e bregdetit Adriatik, Plazhi i Zvërnecit sot është i frekuentueshëm nga të gjithë pushuesit, nga i gjithë vendi. Pushuesit tregojnë se përse e kanë zgjedhur plazhin e Zvërnecit këtë verë.
Me fonde të Qeverise Shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europes për Zhvillim, janë rikonstruktuar rrugët Nartë -Tec 1.6 km dhe Nartë - Zvërnec 4.6 km, sistemimi i plazhit të Nartës si edhe ndërtimi i rrugës këmbësore për në kalanë e Kaninës. Ato janë ndërtuar me parametra bashkëkohore dhe përfshijne kanalizime, trotuare dhe ndriçim publik.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047273434/titulli/Plazhet-e-Nartes-e-Zvernecit-rruga-e-re-i-jep-fund-problemeve
Nessun commento:
Posta un commento