Leskoviku, konispoli, Miloti, Rubiku - Albania city story
MILOTI
Qyteti i Milotit ndodhet ne pjesen qendrore te
Republikes se Shqipërisë. Ka një pozicion strategjik me që lidh veriun e
Shqiperise me kryeqytetin (Tirana). Ne ndarjen administrative
perfshihet nga rrethi i Kurbinit. Miloti merr nje rëndësi të madhe edhe
per faktin se autostrada Durres-Prishtine kalon kalon ne periferi te
qytetit. Autostrada do te kete nje dalje te bukur per ne qytet dhe do te
pershkoje teritorin e komunes tone me gjatesi prej 13 km. Komuna Milot
shtrihet në një sipërfaqe prej 138 km2 ku jetojnë 12856 banorë.
Kufizohet në veri me Bashkinë e Rubikut, në verilindje me Komunën e
Ulëzës, në veriperëndim me Komunën e Zejmenit, në jugperëndim me Komunën
e Fushë Kuqes, në jug me Bashkinë Laç në juglindje me komunen e
Cudhinit, në jugperendim me Bashkinë e Mamurrasit.Komuna është një njësi
e pushtetit lokal të rrethit të Kurbinit, dhe përfshihet në Qarkun e
Lezhës, dhe qyteti i Milotit njihet si qendër e Komunës. Miloti ndodhet
45 km larg kryeqytetit dhe është një nyje lidhëse me të gjithë krahinat e
Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare.
Miloti ndodhet 65 km larg portit të Durrësit, 20 km larg portit të
Shëngjinit, 40 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, 20 km larg plazhit të
Shëngjinit e 14 km larg plazhit të Patokut. Komuna Milot ka një shtrirje
veri-jug 8 km, lindje – perëndim 17.2 km.Qendra e Komunës është qyteti i
Milotit. Komuna ka në territorin e saj 12 fshatra që janë, Fushë Milot,
Shullaz, Malbardhë, Delbnisht, Selitë, Gallatë, Skuraj, Vinjollë,
Relievi dhe Klima Relievi.Në territorin e Komunës është i ndryshëm; në
pjesën perëndimore ëshë fushor me kuotë të ulët mbi nivelin e detit dhe
në pjesën lindore është kodrinor – malor në të gjithë zonën e fshatrave
të malësisë në një kuotë deri në 700 metra mbi nivelin e detit në lindje
të saj. Zona fushore përfshin Qytetin e Milotit, fshatrat Fushë Milot,
Shullaz, Prozhme e lagjen Malbardhë Fushë. Zona kodrinore përfshin
fshatrat Delbnisht, Shkopet e Ferrë Shkopet, lagjet Malbardhë Kodër dhe
Shullaz Kodër. Zona malore përfshin fshatrat Selitë, Gërnac, Vinjollë,
Gallatë, Skuraj. Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115
km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m
dhe buron në Kaptinën e Martaneshit. Në fshatin Skuraj, në vendin e
quajtur Lime, lumi i Matit bashkohet me lumin e Fanit dhe në një gjatësi
prej 16 km duke filluar nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përshkon
territorin e Komunes. Prurja mesatare shumëvjeçare e lumit Mat është
103 m3 në sekondë. Sasia e lëndëve inerte pezull është 2.000.000 m3 në
vit. Ujrat e lumit Mat kanë mineralizim të ulët dhe një temperaturë
mesatare që lëkundet nga 5,3 gradë celcius në Janar deri në 19,9 gradë
celcius në Gusht. Klima. Në territorin e Komunës mbizotëron klima
mesdhetare, ka një siperfaqe prej 138 km2 që ka bregdet, ka fusha
pjellore,ka kodrina të ulëta, ka vargmale me lartësi mbi 700 m mbi
nivelin e detit, ka pyje të dendur. Klima mesdhetare me verë të nxehtë e
të thatë e dimër të butë e të freskët, është tipike për zonën fushore e
kodrinore, ndërsa në zonën malore, kryesisht në fshatrat Selitë,
Vinjollë e Gërnac bie dëborë në dimër.Trashësia mesatare e dëborës shkon
mesatarisht deri në 50 cm. Karakteristike për çdo stinë të vitit janë
erërat e forta që fryjnë nga verilindja dhe lindja e drejtohen nga
korridoret natyrore, shpatet e maleve, që si rezultat i ngritjes së
nivelit të shtratit të lumit Mat nga ndërtimi i baseneve të
hidrocentraleve, veçanërisht hidrocentrali i Ulzës ku shpejtësia e tyre
arrin deri në 100 km/h sidomos në periudhën e dimrit. Nga pikëpamja e
temperaturave vërehen amplituda të mëdha midis dimrit dhe verës.
Temperatura mesatare vjetore është 15.6 gradë celcius, kurse amplituda
mesatare është 18 gradë celcius. Reshjet në territorin e Komunës kanë
një shpërndarje të pabarabartë. Sasia mesatare e reshjeve është 1350mm
në vit. Në zonën malore, kryesisht aty ku bie dëborë në dimër, reshjet
janë të pranishme edhe gjatë verës, kurse në zonën kodrinore dhe fushore
vera është e thatë. Ditët me diell variojnë nga 220-240 dite, ku
mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell. Flora dhe Fauna. Bimësia
është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie
si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e
mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve
(pisha). Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe
bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët
mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili,
lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonën tonë
rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë. Në
bimësinë e livadheve dhe kullotave mbizotërojmë graminoret dhe
bishtajoret në gjendje të egër si: tërfili, grami, talla, shpatorja.
Bimët endimike janë bimë që rriten vetvetiu brenda një territori të
caktuar të kufizuar dhe rriten në vartësi të relievit e klimës.Kështu
është për tu përmendur pylli i gështenjave në fshatin Selitë me
sipërfaqe prej 75 ha. Fauna në Komunën e Milotit është zhvilluar në
vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të
ëmbla dhe fauna e egër.Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare,
relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e
afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e
pasur. Në ujrat e ëmbla te lumit Mat dhe të zallit të Urdhazës rriten
peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.Shpendë të gjuetisë janë rosa e
pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.Kafshë të egra që
rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.
Gërnac, Shkopet, Ferrë Shkopet dhe Prozhmë. Sipas të dhënave nga
studiues të ndryshëm, banorët e zonës janë me prejardhje ilire nga fisi
ilir i Taulantëve. Këto hipoteza mbështeten në studimet që u janë bërë
toponimeve të njëjta në kohë të ndryshme, sidomos emrave të fshatrave
dhe vërtetohet se ka jetuar në këto troje një popullsi e lashtë që ka
shkruar historinë e vet nëpërmjet qëndresës së lavdishme me luftë të
armatosur e rezistencë të pathyeshme. Në periudhën e Mesjetës Miloti
është përfshirë në Principatën e Arbrit që njihet si formacioni i parë
shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me
sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në
vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të
madh të kësaj Principate. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u
ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave
në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e
lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Me krijimin e principatave
feudale ne fundin e shekulit XlV, Miloti dhe fshatrat përreth u
përfshinë në Principatën e Topiajve dhe dhe më vonë në atë të
Kastriotëve. Qyteti Milot dhe këto fshatra janë historikisht baza e
krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të
Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është
për tu përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin
Delbnisht “ku kanunet e Flamurit e të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 u
bënë shtesë në kanunin e Lekë Dukagjinit. Kryengritja e Kurbinit e
viteve 1905 – 1907 është padyshim fakti më i gjallë historik i
rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan
Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin
të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte
amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante
dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë
ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të
rezistencës, të organizuara nga patriotët bënë që më 28 nëntor 1912 edhe
në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej
flamuri i pavarësisë nga patrioti dhe përfaqësues të tjerë të Milotit
dhe të krahinës. Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionin pazari i
Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale
dhe artizanale. Ky Pazar, në një periudhë shumë të shkurtër kohe, do të
bëhej i njohur në të gjithë Shqipërinë. Në këtë periudhë, në vitet 1934 –
1936 është ndërtuar aksi rrugor Delbnisht – Selitë – Mafsheq, 18 km i
gjatë, i shtruar me kalldrëm dhe me të gjitha veprat e artit. Në vitin
1934 mbreti Zog do të financonte ndërtimin e urës mbi lumin Mat, sipas
projektit të arkitektëve europianë e të zbatuar nga arkitekti shkodran
Gjovalin Gjadri. Në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare
(LANÇ-it) partizanët nga krahina e Milotit u inkuadruan në brigadën e
XXIII sulmuese. Kjo Brigadë partizane ka vepruar në territorin tonë dhe
ka marrë pjesë në çlirimin e qytetit të Milotit. Në këtë periudhë është
vrarë në një përpjekje me forca kundështare, në Vig të Mirditës, Ndoc
Deda, Hero i Popullit. Miloti u çlirua me 22 nëntor 1944. Gjatë viteve
1945 – 1990 Miloti u shndërrua në një qendër bujqësore – industriale. U
ngrit një fabrikë për prodhimin e verës e të rakisë, tre sektorë për
prodhimin e parafabrikateve, një bazë për prodhimin e asfalto – betonit
Popullsia e komunes Milot arrin ne 13000 banore e shperndare ne: 6000
banore ne qytein e milotit dhe 7000 banore te shperndare ne 12
fshatra.fshati me i madh eshte fush miloti i cili shtrihet ne te dy anet
e superstrades f kruje –lezhe Infrastruktura Territorin e Komunës e
përshkojnë 45 km rrugë nacionale, 55 km rrugë rurale dhe afro 80 km
rrugë dytësore që lidhin lagjet e fshatrave, fshatrat me njëri-tjetrin
dhe me rrugën nacionale e qendrën e Komunës.Rruga nacionale nga Shullazi
deri në Shkopet,(18 km) është rruga kryesore që përshkon territorin e
Komunës. Rruga nacionale Delbnisht – Selitë – Gërnac, është gjithsejt 18
km.Rrugët nacionale në zonën fushore, në fshatrat Shullaz dhe Malbardhë
si: rruga Shullaz – Fushë Milot, Superstradë – Prozhmë, Malbardhë –
Qendër Malbardhë, Superstradë – Ura e Shullazit, janë rrugë me bazament
dhe plotësojnë kushtet për shtresat e paraasfaltit e asfaltit. Komuna
Milot ka një rrjet të furnizimit me tension të ulët dhe tension të lartë
elektrik të amortizuar dhe të paremontuar prej vitesh nga mungesa e
bazës materiale dhe të investimeve në këtë fushë. Komuna Milot ka një
sistem ujësjellësi për qytetin me cikël të mbyllur (burimi – magistrali –
rezervuari dhe rrjeti i shpërndarjes). Aktualisht ujesjellesi kalon ne
vartesi te Komunës. Sistemi i ujësjellësit për furnizimin e depos është
me ngritje mekanike dhe gjatësia e tij nga burimi deri në depo është
1200 m. Lagja Mal Milot furnizohet me uje nga rezervuari 100 m3 me
sistem rrjedhje te lire qe furnizon rreth 50 familje.Rreth 5000 banorë
të qytetit, furnizohen me ujë në lidhje direkte në banesë. Arsimi dhe
shendetesia Në territorin e Komunës funksionojnë një shkollë e mesme dhe
nëntë shkolla 9 – vjeçare, ku mësojnë 1677 nxënës dhe japin mësim 108
mësues. Numri i nxënësve në shkollat e fshatrave malore po vjen nga viti
në vit në rënie për arsye objektive si: lëvizjet e popullatës drejt
fshatrave të fushës dhe transportimi i nxënësve nga vetë familjarët në
shkollat e qytetit etj. Këshu që lind nevoja e ndërtimit të shkollave në
bazë grupimi të disa fshatrave për të eliminuar mësimin me klasa
kolektive në të dy ciklet shkollore. Në Milot ka një qendër
shëndetësore, ambulancë për çdo fshat dhe një farmaci në qytetin Milot.
Në qendrën shëndetësore plotësohen vetëm nevojat më urgjente të
popullatës për diagnostikimin, imunizimin, shërbimin primar e monitorim
të rritjes së fëmijëve, ku shërbejnë 3 mjekë dhe 12 infermiere. Për
fshatrat është hartuar grafik javor për vizitat që do të kryejnë mjekët.
Pas nje periudhe nderprerje është organizuar sherbimi stomatologjik.
Mbetet problem per arsye fondesh funksionimi i shtëpisë së lindjes ,
pasi ambienti egziston. Bujqesia Komuna Milot ka një sipërfaqe të
përgjithshme tokë bujqesore prej 2272 ha, ndërsa tokë e punueshme është
1966 ha, rreth 306 ha tokë në tërritorin e Komunës, kryesisht në zonën
kodrinore e malore, janë joproduktive. Me rikonstruksionet e kryera në
rrjetin e vaditjes,të kanaleve kryesore dhe degëzimeve, aftësia ujitëse,
kryesisht në zonën fushore, është 180 ha, por për arsye të ndryshme
rrjeti i vaditjes nuk funksionon plotësisht. Pemtaria kultivohet në
mënyrë individuale pothuajse në të gjitha fshatrat nga fermerët, si në
zonën fushore, ashtu edhe në atë kodrinore e malore. Kështu sipërfaqe e
zënë me dru frutorë është 118 ha, nga këto 103 ha pemtore e 15 ha
vreshtë. Sipërfaqja e pyjeve të Komunës është 10686 ha. Në këtë
sipërfaqe ka pyje të të gjitha kategorive, si pyje halorë, dushqe,
gështenja, pyje mbrojtës në brigjet e lumit Mat e përrenjeve në fshatra.
Kështu pyje prodhues të matërialit drusorë në zonën e fshatit Malbardhë
janë 2920 ha, në zonën Skenderbe 3560 ha, në zonën Milot-Lester 1300 ha
dhe në zonën Shkopet 780 ha. Sipas VKM nr.770 datë 21.05.2008 u miratua
lkista përfundimtare e pronave të paluajtshme publike,pyje e kullota,
që janë në juridiksionin territorial te Komunës Milot. Sipërfaqja 3167
ha, fond pyjor dhe kullosor transferohet në përdorim të Komunës,
kryesisht në zonat e banuara që përbëhen nga
kullota,livadhe,shkurre,zabele dhe pyje Miloti eshte qendra e vjeter
administrative e Kurbinit. Në Milot me 1912 me 28 nentor u ngrit flamuri
i lirise nga patriotet kurbinas te prire nga Gjin Pjetri nga fshati
Skuraj.Organizatori i këtij akti patriotik është Dom Kaçorri me
patriotet e tjere te medhenj
shqiptarë
Rubiku
Rubiku është vendbanim në Shqipëri. Historia Pasi
kalon Urën e Milotit, hyn në luginën e bukur të Fanit, ku shfaqet Kisha e
të Shëlbuemit, vendosur mbi kepin e bardhë të Rubikut, njëra ndër më të
vjetrat dhe më të rëndësishmet monomente të kulturës kombëtare, e cila
daton të jetë ndërtuar tej vitit 1200. Kështu, Rubiku hyri në histori
për kuvendin e mirënjohur benediktin, deri në gjysmën e dytë të
shekullit që lamë pas, ku emri i këtij qyteti u lidh me nxjerrjen dhe
përpunimin e bakrit. Mbi qytetin e vjetër u ndërtua qyteti i ri i
minatorëve, metalurgëve dhe gjeologëve. Të parët që zunë vend këtu qenë
minatorët, në vitet `30-të, kur nisën punimet në minerën e bakrit prej
një firme italiane. Më pas, aty u ndërtua Uzina e Përpunimit të Bakrit,
që siç pohojnë specialistët e industrisë, ishte njëra ndër katër më të
zgjedhurat në Evropë. Njëra prej fabrikave të kësaj uzine prodhonte ar.
Fatkeqësisht, sot, kjo uzinë nuk është gjë tjetër veçse një varrezë
hekurishtesh edhe pse oxhakët e saj akoma të impresionojnë. Përballë saj
hodhi shtat qyteti i Rubikut, i cili rritej bashkë me zhvillimin
industrial. Sipas historisë, Rubiku është pikasur prej mineralkërkuesve
që herët. Aty nga fillimi i viteve `30-të, grupi i mineralkërkuesve
bëhet nismëtar i ngritjes së një industrie të re, asaj nxjerrjes dhe
shkrirjes së bakrit. Fillimisht, kanë qenë firmat mineralkërkuese
italiane ato që ndërtuan bërthamën e parë. Më pas, sovjetikët, kinezët…E
kush nuk vuri dorë në ngritjen e industrisë më të rëndësishme për
bakrin në vend. Në Rubik, u prezantua e para industri shkrirëse në vend.
Jo rastësisht, por, sepse aty gjendej vërtet ai, bakri, ari dhe
argjendi, të përzier së bashku. Harta gjeologjike këtu kishte pikasur
nën dhè një pasuri të madhe në tokën e Mirditës, ku që herët kishin
jetuar përpunues të bakrit, Pirustët. Kjo industri që mbajti me bukë
qindra familje mirditore, sot dihet që po jeton grahmat e saj të fundit
dhe çdo ditë po shkatërrohet barbarisht, pa të ngjallur shpresën se një
ditë mund të rikthehet koha e artë. Asnjë projekt nuk ekziston për
riaftësimin e saj nga Ministria e Industrisë dhe Energjitikës. Pas viti
1990-të, objekte të rëndësishmë të metalurgjisë shkrirëse u lanë pa
asnjë shërbim dhe kështu, të gjitha objektet filluan të degradojnë duke u
bërë të papërdorshme pompat, vinçat, rripat e transmisionit dhe
gjithçka tjetër. U vodhën makineritë dhe gjithçka vlente. Prej vitesh,
ambientet që dikur gjallonin nga lëvizja, qëndrojnë të braktisura
tërësisht. Tani flitet për likuidimin e plotë, domethënë për fshirjen e
saj nga faqja e dheut, edhe pse nëntoka e Mirditës ka ende tonelata
mineralesh, kurse mbitoka dhjetëra miniera. Qytetet këtyre anëve kanë
lindur nga zhvillimi i industrisë. Dikur, Rubiku kishte një minerë
nxjerrëse, një uzinë përpunuese të bakrit dhe njërën nga ndërmarrjet më
të mëdha gjeologjike në vend. Edhe Rrësheni, qendra administrative e
rrethit të Mirditës, kishte një fabrikë pasurimi. Repsi mblidhte bakrin e
Spaçit, Gurthit, Majës së Madhe dhe e pasuronte në dy fabrikat e
pasurimit, ndërtuar njëra pas tjetrës në këtë qytet që ishte ngritur
falë industrisë nxjerrëse dhe përpunuese pas vitit ’65-së. Një tjetër
qytet që ka hedhur shtat si rrjedhojë e vlerave minerale është
Fush-Arrëzi, ku gjithashtu kishte minerë dhe fabrikë të pasurimit të
bakrit. Dhe një tjetër buzë Valmorit, Qyteti i Kurbneshit.. Por, veç
qyteteve të mirëfillta ndër male, kishte dhe dhjetëra qyteza të
minatorëve dhe gjeologëve. Po kështu, në Qaf-Vorrez, Kalor, Xhazuj,
Perlat, Maja e Madhe, Munella, Mashtërkori. Qytete dhe qyteza që lindën
bashkë me zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të bakrit dhe
bashkë me të viqën ose vazhdojnë të japin grahmat e tyre të fundit.
Minierat, fabrikat, uzinat, ndërmarrjet gjeologjike iu ishin qepur
maleve të Mirditës për të zbuluar zemrën e tyre të artë, u jepnin jetë
këtyre qyteteve, që tashmë pothuajse të gjitha kanë vdekur, ose vdesin
bashkë me harresën ose humbjen e interesit për bakrin. “Minerat po
shemben përditë, po groposen mijëra ton minerale”, - pohojnë
specialistët e bakrit. Shembjet nëpër galeri i kanë kthyer ato në të
pashfrytëzueshme. Po ashtu, fabrikat dhe uzinat shkatërrohen çdo ditë.
Qindra punëtorë të minerave, fabrikave dhe uzinave të Mirditës mbetën pa
punë. Gjallëria e qyteteve u zbeh dhe filloi të marrë jetë varfëria dhe
skamja, papunësia dhe një kollë e thatë vdekjeprurëse. Filluan të japin
grahmat e para minatorët dhe vdekjet e njëpasnjëshme zunë fill këtyre
anëve. Qytetet që i lindi industria e bakrit nëpër Mirditë, sot jetojnë
me asistencë dhe me përkrahje sociale. Qytetet fillimisht jetuan ditët e
ikjeve të mëdha. Kurbneshi ishte qyteti i parë, ku filluan prishjet
masive. Fillimisht, u prish fabrika më e vjetër e pasurimit të bakrit në
Shqipëri, dhe pse projektuesit e saj kishin parashikuar që një ditë ajo
të kthehej në fabrikë çimentoje. Në këtë qytet, filluan me ritme të
shpejta të vdesin institucionet shtetërore, më pas filluan të prishen
pallatet nga tre deri në pesë kate, vetëm për t`iu marrë tullat. Kështu
makinat, që dikur transportonin mineral, tani transportonin tullat që
merreshin nga shembja e qytetit, nga shembja e pallateve nga tre deri në
pesë kate. Derisa puna arriti atje, ku sipas kryetarit të Komunës, N.
Lleshi, 75 për qind e popullsisë merr përkrahje sociale. Vetëm 62
punonjës janë të stabilizuar në punë shtetërore. E njëjta gjendje
ekziston në Reps, e cila është qendra e Komunës së Oroshit. Kjo zonë e
thellë malore ka vetëm se 257 hektar tokë që duhet të mbajë më shumë se
1274 familje. Në këtë komunë, rreth 60 për qind e banorëve kërkojnë të
shpërngulen. Më parë, kanë vdekur qendrat e punëtorëve në Qaf -Vorrez, u
zhduk qendra e punëtorëve në Gurth-Spaç, nuk ka mbetur asgjë nga qendra
e gjeologëve në Mashtërkor. Është zhdukur qendra e punëtorëve në Kalor e
në Xhazuj. Kështu po vdesin përditë qytezat dhe qytetet e
ish-minatorëve. Kështu po braktiset përditë treva e Mirditës dhe numri i
popullsisë nga 53 mijë banorë që kishte në vitin 1990-të, sot ka
zbritur në afro 30 mijë, pra, 23 mijë banorë janë zhdukur, duke përdorur
gjithfarë mënyrash dhe metodash. Në bazë të shifrave zyrtare, 3050
familje në trevën e Mirditës jetojnë vetëm me të ardhurat e përkrahjes
sociale. Qindra prej familjeve mirditore kanë emrin në listat e gjata të
borxheve, në dyqanet e miellit dhe të bukës. Afro 50% e popullsisë së
qytetit të Rrëshenit, që është qendra administrative e rrethit, kërkon
punë dhe është regjistruar pranë zyrës së punësimit si punëkërkues. Një
mijë familje janë pa çati, edhe pse një pjesë e tyre që prej 30 vjetësh
kanë emrin dhe statusin e të pastrehëve, edhe pse kanë jetuar 30 a më
shumë vjet në Rrëshen, kurrë nuk kanë mundur të bëhen me një shtëpi
banimi. Që nga viti 1990-të, nuk është dhënë asnjë fond për ngritjen e
apartamenteve të banimit për familjet e pastreha, ndërsa Enti Kombëtar i
Banesave as qe ka pasur ndonjë projekt konkret për zbutjen e kësaj
plage…Asnjë lek për këtë çështje, për Mirditën Bashkë me qytetet po
vdesin dhe minatorët e njerëzit e nëntokës së Mirditës, shumë prej të
cilëve në moshë të re. “Sëmundja e silikozës është e përhapur kudo nëpër
Mirditë dhe kjo vjen nga përmbajtja e kuarcit në mineralin e bakrit.
“Nëpër miniera është punuar me shpim të thatë, kështu që pluhuri ka
veshur mushkëritë e minatorëve, të cilëve, nga dita në ditë, ua bën të
pamundur frymëmarrjen, derisa ua ndërpret atë duke u shkaktuar vdekjen”,
- pohojnë mjekët. Sipas drejtuesve të sindikatës së minatorëve, afro
500 vetë kanë vdekur nga kjo sëmundje në një kohë që lista u përket
viteve të fundit dhe vdekjet vazhdojnë pa ndërprerje që në moshën
40-45-vjeçare. Kështu, qytetet e bakrit plaken rrudhen dhe vdesin bashkë
me industrinë që i ngriti ndër male, ku thuhej se para vitit 1990-të,
ishte njëri ndër rrethet me standardet më të larta të jetesës në vend.
Rrugët nëpër shumë fshatra mungojnë. Zonat e thella dimrit bllokohen nga
bora. Varfëria shtohet. Pasuritë e Mirditës rrugëtojnë gjithnjë jashtë
saj. Edhe pse nëntoka dhe mbitoka e kësaj treve është aq e pasur, makina
pafund, ngarkuar me lëndë drusore, rrugëtonin nga Mirdita në drejtim të
Durrësit, Fierit, Lushnjës e gjetkë, derisa një ditë, dhe ajo duket se
ka mbaruar. Misteri i Rubikut Mijëra vjet më parë, në trevën e Rubikut
thonë se ndryshku i kuq shfaroste njerëzit, mbyste bagëtitë dhe dëmtonte
të mbjellat. Ishte hyjnesha Robiko, ajo që i shpëtoi banorët nga kjo
murtajë e kuqe. Tash, ritualisht, çdo pranverë, banorët e kësaj zone
festojnë ditën e Shelbuemit. Presin një ka, një dash dhe i nxjerrin
njeri-tjetrit verë të kuqe, për të kujtuar hyjneshën Robiko. Dhe jo
rastësisht, edhe emri Rubik i këtij vendbanimi, e ka origjinën pikërisht
nga kjo perëndeshë e lashtë pagane. Gjendemi sërish në të njëjtin vend.
Majë një shkëmbi të bardhë, prej gati 900 vjetësh, banorët vendas
ndërtuan një prej kishave më të mëdha të asaj kohe. E pagëzuan me emrin
Shelbuem, duke i dhënë emrin e festës, në përkujtim të hyjneshës. Edhe
kisha ka legjendën e saj. “Sipas gojëdhënave, ndërtimet që ishin bërë në
një vend tjetër, prisheshin nga pëllumbat që merrnin materialet gurët,
trarët dhe i sillnin në shkëmbin ku aktualisht ndodhet kalaja”, tregon
Bardhoku, një banor i zonës. Sipas historianëve, Kisha e Shelbuemit
është ndër më të vjetrat në Ballkan. Ajo është aty qysh prej vitit 1162.
Por, studiuesi Gjon Marku thotë se kjo godinë qëndron mbi shkëmbin e
bardhë, e bukur dhe rrezatuese, qysh prej kohëve ilire, e pacënuar nga
rrebeshet e shekujve. “Rrënjët e Rubikut duhen kërkuar më tej, kjo do të
thotë se duhen kërkuar që në kohën e Justinianit ndoshta kur kemi edhe
kisha të tjera paralele si ajo e Shirqit në Shkodër dhe kisha e Vikut në
Mirëditë”, tregon Gjoni. Është e dielë. 900 vjet pas pagëzimit të
Kishës së Shelbuemit, banorët vendas vijnë në meshën e bardhë të së
dielës. “Kjo kishë ka një kujtesë të veçantë sipas breznive të njerëzve.
Kjo i kërkon Rubikut kohët e lashta kur këtu ishin misionet për të
krishterët dhe jeta e murgjëve që mendohet se kanë qenë këtu dhe më pas e
fretërve françeskanë që vjet kanë bërë 800 vjetorin e pranisë së tyre
në të gjithë botën, por në këtë vend datojnë qysh në 1240-n”, tregon
Frat Sokoli. At Shtjefën Gjeçovi qëndroi dhe shkroi në kolegjin e Kishës
së Shelbuemit pjesë nga vepra e tij e famshme “Kanuni i Lekë
Dukagjinit”. Diku, në një gur të këmbanores, ai ka gdhendur edhe emrin e
bukur Mirditë. Këtu, qëndroi dhe ndërtoi absidën e kishës edhe Gjergj
Fishta, i cili shkroi këtu fragmente nga tragjedia e tij “Juda Makabe.
Shërbeu gjer në fund të jetës dijetari,
.http://gjeografiaerepublikesseshqiperise.blogspot.it/
Nessun commento:
Posta un commento