Vlora
Dy dete që përplasen mes njëri tjetrit, një rivierë e cila
sipër saj ka dhe male, një qytet, mjaft i preferuar nga mijëra tursitë çdo vit,
e bëjnë Vlorën një prej vendëve më te bukura në sezonin veror. Rrallë ndodh që
në një hapësirë të vogël gjeografike të gjenden të tërë këto elementë natyrorë
që e shndërrojnë vendin në një parajsë tokësore. Gjiri i mrekullueshëm, laguna
e Nartës, mali i Llogarasë, grykat e lumit Vjosë, gadishulli i Karaburunit,
ishulli i Sazanit dhe ai i Zvërnecit, e shumë e shumë element të tjerë, e
kthejnë vlorën në nëjn vend që përveç turizmit detar, ka dhe shumë gjëra të
tjera për të treguar. Nuk janë të paktë ata pushues që sapo kanë prekur
bukuritë e Vlorës, plazhet e mrekullueshme, rërën e nxehtë, relievin e thyer
dhe peisazhet mahnitëse, kanë vendosur të mos i ndahen më këtij qyteti. Veç
bukurive që nuk kanë të krahasuar dhe që kush ka qenë aty dhe i ka shijuar,
vështirë se mund të ndahet lehtë nga kjo parajsë e mrekullueshme. Vlora ka
plazhe të bukura e të shumëllojshme. Plazhi i Zvërnecit është krejtësisht i
virgjër, plazhet unikale të Jonufrës, Radhimës dhe Orikumit, gjithçka është e
prekshme dhe pronë e të gjithë pushuesve. Vlora me gjirin e hapur, me portin
dhe plazhet e rrethuar me male, është një vend i rëndësishëm historik dhe
fillimi i rivierës shqiptare. Këtë javë vlora I hapi dyert turistëve të shumtë
dhe një tjetër sezoni të gjatë. Një nga aktraksionet e fundit të turizmit që
mund të gjeni në kiëtë vend janë edhe sportet alternative që mund të gjeni në
Vlorë. Krahas surfit, kanoes, etj, është edhe fluturimi mbi qytet, i cili të
mundëson jo vetëm adrenalinë dhe një eksperiencë spektakolare por edhe një
panoramë të rrallë dhe të veçantë të Vlorës. Vetëm në këtë mënyrë mund të
shijohet mrekullia natyrore e zonës në tërë dimensionet e saj. Ishulli më i
madh i vendit, ai i Sazanit, vijon të mbetet mollë e ndaluar edhe pse kanë
kaluar 20 vite demokraci. Askush nuk mund të shkelë në ishullin që ndodhet
vetëm 17 km larg portit një nga vëndët më të bukura që ka Vlora. As vetë
vlonjatët nuk e njohin ishullin e vetmuar që qëndron mes Jonit dhe Adriatikut,
në krye të gjirit të Vlorës. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometra katrorë
dhe shtrihet në hyrje të gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është
juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometra. Gjerësia më e madhe e
tij është 2 kilometra. Në anën perëndimore, gati në mes të tij formohet Gryka e
Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun
lindor formohet gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detar-ushtarak
i ishullit dhe në jug të tij shtrihet gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet
edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore
monolite me lartësi maksimale 342 metra. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të
Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë
ishullin në dy pjesë, në atë veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe
në atë jugore, me lartësi 331 metra. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare.
Temperatura mesatare vjetore është 16,2 gradë celsius. Mesatarja e janarit
është 10 gradë celsius dhe e korrikut 23,4 celsius. Në këtë ishull ndodhen edhe
disa shpella të paeksploruara, por që përmenden shumë për vlerat që mbartin.
Shpellat e Sazanit, nuk përmenden në media, por e sigurtë që janë unikale dhe
fshehin shumë histori në vetvete.
Nessun commento:
Posta un commento