18 agosto 2012

‘Grupsat’, fëmijët që argëtojnë moshatarët e tyre plazheve



Redaksia e “Grupsave” e organizuar nga shtëpia botuese e librit shkollor “Albas” ka zhvilluar një seri aktivitetesh shumëpërfshirëse që u përhapën këto ditë në plazhet kryesore të vendit. “SuperQull” ka qenë njëri prej aktiviteti që këto ditë mblodhi më së shumti fëmijë e prindër për të kaluar një ditë plazhi të ndryshme, e siç tregojnë të pranishmit, një ditë të paharrueshme në plazhet shqiptare. Destinacioni i “Grupsave” këtë fundjavë ishte plazhi i ri i qytetit të Sarandës, ku i mblodhën dhjetëra fëmije për të kaluar një ditë pushimesh ndryshe. Këto organizime filluan si sensibilizim për respektimin dhe mbrojtjen e natyrës e të mjedisit, të cilat sot janë probleme aq aktuale, prej të cilave fëmijët nuk duhen përjashtuar. Kjo nismë e madhe sensibilizuese nisi me aktivitetin që u zhvillua në kodrat e Liqenit artificial për Ditën e Tokës, për të vazhduar më pas në qytetin e Vlorës. Pastrimi dhe kujdesi për mjedisin e ambientet e përbashkëta ishte boshti i gjithë aktivitetit. Nisja e verës e temperaturat e larta e zhvendosen vëmendjen e tyre tek plazhet më të mëdha të Shqipërisë. Me një gamë të gjerë lojërash u nisëm për një aventurë të re, tregojnë Grupsat. “Ftuam e më pas mblodhëm fëmijë të cilët gjendeshin rastësisht në plazhet kryesore si Velipojë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Luajtëm, u argëtuam dhe për më tepër u përpoqëm t’ju jepnim këtë mesazh: edhe koha e lirë, si pushimet e verës, duhen kaluar duke qenë aktivë si dhe duke lexuar. Kështu ne nuk mund të mungonim në ditët plot me diell të korrikut e gushtit”, thonë organizatorët për “Shqiptarja.com”. Por kjo organizatë fëmijësh merret edhe me një revistë mujore për fëmijët e moshës 7- 11 vjeç. Revista e bërë me duart e tyre del në datën 15 të çdo muaji. Është botim i Albas-grup. Shpërndahet në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe në Preshevë. Së shpejti thonë fëmijët do të dalë dhe në Mal të Zi.

Ditari “SuperQULL”
Ata përgatiten për aktivitetin e radhës, të cilin kanë vendosur ta quajmë “Edhe unë për 100-vjetorin...”. I konceptuar në formën e një konkursi vizatimi nga ku do të shpallen tre fituesit e tri çmimeve “Art Class”, “Çmimin e publikut”, “Çmimin e internetit”, ftojnë të gjithë fëmijët të bëhen pjesë e këtij konkursi. Pas shumë aktivitetesh në Tiranë data 18 korrik shënoi një destinacion tjetër që ishte plazhi i Velipojës. Ata tregojnë gjithë veprimtarinë e tyre dhe shtojnë se nuk mbaron këtu. “Në mëngjesin e datës 19 u gjendëm në plazhin e Gjirit të Lalzit të gatshëm për të filluar. Pranë një rrjete vollejbolli i pritëm të gjithë fëmijët të mblidheshin. Gjatë zhvillimit të lojërave vumë re se edhe të rriturit donin të merrnin pjesë. Ky aktivitet u bë edhe me të vegjël edhe me të rritur që u mblodh në lojërat e fundit duke u bërë pjesë e argëtimit të fëmijëve. Edhe kësaj aventure, sidoqoftë, i erdhi fundi. Pasi kaluan në plazhin e Golemit në Durrës në datën 20 korrik, ata më datën 28 korrik u gjendëm në plazhin publik të Vlorës. “Gushti erdhi dhe në datën 2 ne ishim në plazhin e Rradhimës. Pranë bregut ne mblodhëm fëmijët dhe menjëherë filluam lojërat me top. Fëmijët afërsisht kishin të njëjtën moshë prandaj lojërat luheshin me shumë konkurrencë. Në fund të gjithë me revistën “Grupsat” nëpër duar u bashkuam dhe u bënë pjesë e setit fotografik të kësaj vere”, tregon organizatorja e tyre Semela Mero, duke shtuar të tjera aktivitete “Data 3 gusht na çoi në një rrugë më të gjatë; për në Himarë. Në plazh u mblodhën fëmijë shumë gazmorë që e merrnin çdo gjë me shaka. Lojërat kaluan me shumë të qeshura dhe konkurrenca e fortë nuk u ndje aspak. Pasi u lagëm të gjithë lojërat përfunduan. Fëmijët na përshëndetën me revistën tonë nëpër duar.”. Ditën e premte në datën 11 gusht Grupsat nisëm një rrugë të gjatë për në Sarandë. U mblodhën fëmijë të moshave të ndryshme. “Grupsave” u bëmë fotot e fundit të këtij aktiviteti duke mbyllur kështu çdo gjë.
 Nga DHURATA HAMZAI

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate