
Ashtu si dhe ne vitet e tjera, në sheshin e Qafës së Bordelecit ku u zhvillua spektakli, nuk kanë munguar të jenë të pranishëm edhe një numër i madh banorësh nga qarku i Shkodrës dhe ai verior në përgjithësi, përfshirë edhe ato të komunitetit shqiptar që jeton në Mal të Zi.
Spektakli i ndërthurur me paradën e konkurentëve dhe këngët, vallet e humorin e përgatitur nga ansambli i Malësisë së Madhe, ka pasur si pikë kulmore votimin për më të mirën e konkursit femëror, ku vendin e parë dhe çmimin “Mis Bjeshka 2012” e ka merituar 17 vjeçarja nga Kelmendi, Marsela Vulaj.
(d.b/BalaknWeb)
Nessun commento:
Posta un commento