më 10 Gusht 2012
Ka më shumë se 1 vit ku turizmi dentar po njihet në Shqipëri. Kjo do të thotë se të huajt përvecëse vizitore te perkohshem te vendit tone, janë të organizuar për të bërë edhe kontrolle apo ndërhyrje dentare.
Ky lloj turizmi evidentohet më qartë mes vendeve të lindjes dhe vendeve të Bashkimit Europian, ku në vendet e BE kontrolli i dhembeve është shumë herë më e kushtueshme se sa në ato te lindjes, ku perfshihet edhe Shqiperia. Kryetari i Shoqatës së Stomatologëve në Shqipëri, Dorian Hysi, tha së në këtë rast bëhet fjalë për ndëryrje që janë të kushtueshme, si implant dentar.
Në Shqipëri shumë klinika dentare afishojnë publicitet dhe ulje të cmimeve për shërbimet e tyre, kjo me qëllim për të afruar klientët. Hysi argumenton se kjo tregëti mjekësie bëhet jashtë cdo kodi etik dhe në anën tjetër janë cmime të lira që vënë në pikëpyetje koston.
Kujdesi ndaj dhëmbëve mbetet një nga probleamtikat më të mëdha të qytetarëve shqiptarë, sepse studimet tregojne qe ka neglizhenca per te mirembajtur higjenen e gojes. Sipas studimeve lokale, pra për Tiranën 12 vjecarët kanë nga 2 deri në 3 dhëmbë të prishur, 2 fishi i sëmundshmërisë më i lartë se vendet e BE, sepse konsumojne me shume cokollata dhe pije me gaz.

Nessun commento:
Posta un commento