
Bëhet fjala për “Plazhin e Ri”, ku një javë më parë me dhjetëra kamionë hodhën një sasi të konsiderueshme dheu në det, “aq sa deti u bë baltë dhe hollë”. Kështu shprehet kryetari i Shoqatës për politika të reja ambientaliste, Romeo Hanxhari, ndërkohë që shton se “Shteti d.m.th. Prokuroria, Bashkia, Policia Ndërtimore, Policia Bashkiake, e ku di unë ç’janë pa përjashtim” nuk kanë reaguar mbi këtë fenomen që po zapton bregdetin e Vlorës.
Sipas Hanxharit, shteti reagoi “vetëm pas plot një jave, pasi kamionët hodhën dhera dhe mbushën detin pa u shqetësuar fare”, teksa shton se sipas tij reagimi erdhi “sa për të larë duart” dhe asnjë veprim konkret.
“Plazhi i Ri” në Vlorë, është diskutuar shpesh për ndotjen e tij, e megjithatë metodat e pastrimit të tij nuk mund të serviren duke e varrosur nën dhe e nën beton, siç edhe tregohet në fotot që ANEP solli për Shqiptarja.com për të denoncuar kështu dhe për të ngritur zërin mbi zhdukjen që po i bëhet këtij bregdeti jugor.
(gm/Shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento