Permirësimi i infrastruktures rrugore qe te dergon drejt zonave turistike, nuk ka prekur segmentin qe lidh zonen e banuar te Tales me bregdetin.
Tërhequr më 06 Gusht 2012
Megjithese ka nje distance vetem 500 metra, ky segment eshte kalvari i pushuesve dhe turisteve qe kerkojne te shijojne mrekullite e kesaj zone.
Me referimin kryesor turizmin, komuna e Shenkollit, e cila ka ne juridiksionin e saj edhe plazhin e Tales nuk ka kryer asnje nderhyrje qofte edhe per te mbushur gropat e shumta qe jane pergjate kesaj rruge.
Ky problem ka ndikuar jo pak ne numrin e pushuesve, pasi pluhuri qe krijohet eshte nje shqetesim i vazhdueshem qe shoqeron udhetimin drejt bregdetit te Tales.
Ata thone se infrastruktura eshte e papershtatshme dhe eshte mese e nevojshme qe te permiresohet.
Megjithese ka uje dhe rere tejet te paster, kjo nuk ka sherbyer per njesine vendore te Shenkollit qe te shohe me prioritet nderhyrjen ne kete segment rrugor, i cili do ti jepte nje pamje akome me mbreselenese ketij plazhi.
Nessun commento:
Posta un commento