05 agosto 2012

Nuk ka roje bregdetare, pushuesit s`janë të sigurtë në Sarandë

  04 Gusht 2012
Ndonëse është një prej destinacioneve më të frekuentuara për pushuesit gjatë sezonit të verës, plazhet e Sarandës nuk ruhen ende nga rojet bregdetare.

Mungesa e rojeve të sigurisë në plazh ditët e fundit ka sjellë pasoja tek pushuesit, pasi në 40 ditët e fundit kanë humbur jetën në ujërat e Sarandës dhe Ksamilit, katër plazhistë.

Në plazhet e Sarandës, nuk ka roje bregdetare ndonëse ka qenë në plan funksionimi i tyre nga ana e Bashkisë. Florian Nakuci, rojtar deti me përvojë, momentalisht është i angazhuar në zonën e Lukovës, por ndërkohë nuk ka lënë pa përmendur domosdoshmërinë që duhet patur një njësi rojesh bregdetare edhe për pushuesit në Sarandë.

Si pasojë e mungesës së përkujdesjes dhe mungesës së rojeve bregdetare janë mbytur pushues në Sarandë, Ksamil por edhe në Lukovë, ndërsa mësohet se viktimat kanë humbur jetën në ujëra relativisht të cekëta, ç`ka do të thotë se nëqoftë se do të ishin aktivë rojtarët e detit, ndoshta jetët e tyre edhe do të shpëtonin.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate