03 maggio 2014

Vlorë, kërkimet në zonën e Zvërnecit nxjerrin në dritë objekte të reja

VLORE- Objekte të reja po dalin në dritë gjatë kërkimeve në zonën e Triportit në Zvërnec të Vlorës, që njihet si një nga vendbanimet më të hershme në vend.

Arkeologët shprehen se së fundmi aty janë gjetur gjurmë që i përkasin disa periudhave që nga Paleoliti i Mesëm e deri në epokën e Bronzit.

Ndër sendet e nxjerra nga arkeologët, ka rezultuar një numër i madh gurësh për ndezjen e zjarrit, që janë përdorur sipas arkeologëve, të paktën 60 mijë vjet më parë.
Arkeologët shprehen se shumë prej sendeve do t’i nënshtrohen një tjetër studimi, pasi koha e përdorimit të tyre mund të jetë edhe më e hershme nga ajo çka është zbuluar deri tani.

Sendet e ndryshme, që janë gjetur në rrënojat e plazhit të Zvërnecit kanë vlera të mëdha unikale, ndërsa kanë ngjashmëri të theksuara me objektet të cilat janë gjetur në Kinë, Mongoli, Japoni, apo Angli.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/vlore-kerkimet-ne-zonen-e-zvernecit-nxjerrin-ne-drite-objekte-te-reja-212730.html#sthash.wgXgFCBs.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate