TIRANE- Ndryshon, jo vetëm harta e lokaliteteve administruese të parqeve arkeologjike, por edhe struktura përgjegjëse për administrimin e parqeve arkeologjike brenda territorit të Shqipërisë, sipas një vendimi të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Vendimi bën fjalë “për disa ndryshime që do t’i bëhen vendimit nr.396, datë 31.3.2005, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kufijve dhe rregullores së administrimit të parqeve arkeologjike të Shkodrës, Lezhës, Apolonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë, Finiqit dhe Butrintit”. Në fletoren zyrtare të Kryeministrisë është deklaruar se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” të ligjit nr.9048, 2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi që strukturat përgjegjëse të administrimit të parqeve arkeologjike të jenë si më poshtë:
Parkun Arkeologjik Shkodër – Lezhë do ta administrojë Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër; Parkun Arkeologjik Antigone do ta administroj Drejtoria Rajonale e Gjirokastër;
Për administrimin e Parkut Arkeologjik Amantia - Orikum - Finiq, është Drejtoria Rajonale Vlorë; për Administrimin e Parkut Arkeologjik, Apoloni, është Zyra e Administrimit Apoloni. Gjithashtu, administrimi i Parkut Arkeologjik Bylis bëhet nga Zyra e Administrimit të Parkut Arkeologjik, Bylis.”.
Ndryshime ka edhe pika 5 e ligjit me krijimin e Bordit Kombëtar të Parqeve Arkeologjike (BKPA). BKPA-ja kryesohet nga ministri i Kulturës dhe përbëhet nga përfaqësues të Ministrive të Mjedisit, të Çështjeve Vendore, të Turizmit, Drejtorisë së PPSTDK-së, të Institutit të Monumenteve të Kulturës, si dhe të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. Ndryshime ka edhe në zyrat e administrimit të Parkut Arkeologjik Shkodër - Lezhë, të Parkut Arkeologjik Amantia - Orikum - Finiq dhe të Parkut Arkeologjik Antigone, të cilat do të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin ligjor pranë drejtorive rajonale të kulturës kombëtare Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, etj. ndryshime ka edhe për sa i përket fondit të buxhetit që do t’u kalohet drejtorive rajonale përkatëse.
Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/ndryshojne-admini--stratoret-e-parqeve-arkeologjike-212439.html#sthash.HPLjW4om.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento