
“Traku Fest është një festival, i cili kërkon të kontribuojë në promovimin e zonës së Gjirokastrës. Këtu ka një trashëgimi, e cila mund të shihet jo vetëm nga shqiptarët, por dhe nga turistët e huaj. U shfaq një dokumentar dhe një film artistik në shtëpinë e Skëndulateve, shtëpi karakteristike e Gjirokastrës.”- Maria Myridinas, Pjese e stafit organizativ
Për tre ditë rresht në këtë festival, vizitorët do jenë pjesëmarrës në shumë aktivitete. “Në datën 1-2 gusht, do ketë një seri aktivitetesh që janë të pandë2rprera. Duke nisur që nga shtëpitë tradicionale gjirokastrite për gjatë gjithë kohës. Për të gjithë ata që janë sportdashës, siç është hedhja me parashutë, do ketë trajner që do i mundësojnë këtë eksperiencë, duke u hedhur nga mali i Çajupit. Madje do bëhet e mundur dhe vizita nëntokësore për turistët, të cilët nuk kanë pasur mundësi ti vizitojnë. Aktivitete këto të hapura për të gjithë deri në orën 17:00.”- u shpreh Maria Myridinas.
Ky aktivitet i pari për nga risitë, organizohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me mbështetjen e Bankës 'Credins'.
(ed.me/News24/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento