28 agosto 2014

Edicioni i katërt i festivalit “B3F” (Balkan Film & Foof Festival, Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë), do të nisë në Pogradec nga data 1-7 shtator.

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë, në Pogradec27 Gusht 2014 - 12:37
POGRADEC-Edicioni i katërt i festivalit “B3F” (Balkan Film & Foof Festival, Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë), do të nisë në Pogradec nga data 1-7 shtator. 

Festivali do të ketë një program të pasur me filma artistikë, të shkurtër dhe dokumentarë, filma të animuar, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, si dhe filma ballkanas në bashkëprodhime nga Gjeorgjia dhe Sllovenia. 

Tryezës ballkanike do t’i shtohen edhe gatimet tradicionale, duke e bërë më të afërt këtë takim. Janë më shumë se 70 filma të shkurtër, filma artistikë e dokumentarë, krijime të regjisorëve të njohur e të rinj, të cilët bëjnë bashkë një tablo të botës ballkanike, që do të takohen në Pogradec. Një program i pasur me filma, por edhe me gatime tradicionale.

Organizatorët Eno Milkani, Gerta Qurku dhe Fatos Baxhaku besojnë se një shprehje e vjetër shqiptare që thotë – “e kam mik për kokë, kam ngrënë bukë me të” – funksionon në të gjithë Ballkanin. Ja përse një nga pikat e forta të B3F është pjesa e ushqimit. Duke qëndruar bashkë ndër tryezat e Pogradecit, duke shijuar bashkë gatimet e njëri-tjetrit, pse jo duke e hedhur edhe ndonjë kupë vere a rakie të vendit, do të bëhemi edhe më të afërt. Duke dëgjuar njëri-tjetrin do të bëhemi më të aftë të kuptojmë artin, filmin, krijimin e secilit. 

Edicioni i katërt i festivalit do të ketë në gjirin e tij sivjet edhe më shumë të rinj, të cilët do kenë mundësi të punojnë përgjatë një jave nën drejtimin e ekspertëve të njohur të filmit. Ja pra, ky do të jetë festivali: konkurimi i filmave nga krejt Ballkani të gjykuar nga një juri joballkanike, shijimi i Ballkanit edhe për nga kuzhina, freskia e liqenit të njohur e bashkuar me freskinë e prezencës rinore. Juria joballkanike e festivalit ka në përbërje të saj : Aleksander Manic, Petra Behlke-Campos, Eric Velthuis, Thomas Logoreci. President nderi i festivalit është kineasti Pirro Milkani. 

B3F, një tryezë ballkanike që bën të mundur atë që rrallë ndodh, të takohemi me fqinjët tanë, është një shkëmbim mes gjithë pjesëmarrësve, në një oborr ballkanik.

(d.b/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/festivali-ballkanik-i-filmit-dhe-kulinarise-ne-pogradec-207923.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate