31 agosto 2014

Mediat e Huaja, për Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë 1-7/shtatore/2014: Mbi 70 filma në garë, gjykimi nga një juri ndërkombëtare

Mediat e Huaja, për Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë: Mbi 70 filma në garë, gjykimi nga një juri ndërkombëtare
Pogradeci, qyteti juglindor i Shqipërisë do të organizojë  Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në javën e parë të shtatorit. Në prag të tij, evenimentit i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mediat e huaja, madje deri dhe ato në Kinën e largët. Në median kineze on line ShanghaiDaily.com shkruhet se festivali do të shfaqë filma artistikë, të shkurtër, dokumentarë dhe të animuar nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, si dhe bashkë-prodhime nga Gjeorgjia dhe Sllovenia. “Në sallën e kinemasë "Lasgush Poradeci", Festivali i filmit do të zgjasë për një javë me 70 filma nga Ballkani. Festivali është i hapur për të gjitha zhanret e kinemasë: filmit të shkurtër, filmit student, film i pavarur, dhe dokumentarë. Një panel i gjyqtarëve ndërkombëtarë do të vlerësojë çdo punimet në konkurs dhe fituesit do të kenë çmimin e tyre në fund të festivalit”, bëhet e ditur në ShanghaiDaily.com, sipas së cilës, përveç konkurrencës filmit, festivali do të ofrojë gjithashtu koncert folklorik shqiptar, gazetari, film dhe trajnim për sociologjik për të rinj si dhe një panair artizanal për të gjithë mysafirët. Studentët dhe të rinjtë do të gëzojnë strehim të lirë në një kamp tendë. “Ushqimi është një pjesë e rëndësishme në këtë ngjarje e cilësuar “B3F", që do të thotë ushqim, film dhe festival. Organizatorët e festivalit, kanë si qëllim të sjellin për të gjithë mysafirët e Ballkanit, së bashku në një tavolinë pjata të ndryshme tradicionale të Ballkanit”, përfundon shkrimi i webit ShanghaiDaily.com. 
 
Festivali 
 
Edicioni i katërt i festivalit B3F (Balkan Film & Food Festival-Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë) do të nisë në Pogradec nga data 1-7 shtator. Një program i pasur me filma artistikë, të shkurtër dhe dokumentarë, filma të animuar, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, si dhe filma ballkanas në bashkëprodhime nga Gjeorgjia dhe Sllovenia. Tryezës ballkanike do t’i shtohen edhe gatimet tradicionale, duke e bërë më të afërt këtë takim. Janë më shumë se 70 filma të shkurtër, filma artistikë e dokumentarë, krijime të regjisorëve të njohur e të rinj, të cilët bëjnë bashkë një tablo të botës ballkanike, që do të takohen në Pogradec. Një program i pasur me filma, por edhe me gatime tradicionale. Organizatorët Eno Milkani, Gerta Qurku dhe Fatos Baxhaku besojnë se një shprehje e vjetër shqiptare që thotë - “e kam mik për kokë, kam ngrënë bukë me të” - funksionon në të gjithë Ballkanin. Ja përse një nga pikat e forta të B3F është pjesa e ushqimit. Duke qëndruar bashkë ndër tryezat e Pogradecit, duke shijuar bashkë gatimet e njëri-tjetrit, pse jo duke e hedhur edhe ndonjë kupë vere a rakie të vendit, do të bëhemi edhe më të afërt. Duke dëgjuar njëri-tjetrin do të bëhemi më të aftë të kuptojmë artin, filmin, krijimin e secilit. Edicioni i katërt i festivalit do të ketë në gjirin e tij sivjet edhe më shumë të rinj, të cilët do kenë mundësi të punojnë përgjatë një jave nën drejtimin e ekspertëve të njohur të filmit. Ja pra ky do të jetë festivali: konkurimi i filmave nga krejt Ballkani të gjykuar nga një juri joballkanike, shijimi i Ballkanit edhe për nga kuzhina, freskia e liqenit të njohur e bashkuar me freskinë e prezencës rinore. Juria e festivalit joballkanike ka në përbërje të saj : Aleksandër Manic, Petra Behlke-Campos, Eric Velthuis, Thomas Logoreci. President nderi i festivalit është kineasti Pirro Milkani. B3F, një tryezë ballkanike që bën të mundur atë që ndodh rrallë ndodh, të takohemi me fqinjët tanë, është një shkëmbim mes gjithë pjesëmarrësve, në një oborr ballkanik.
- See more at: http://www.sot.com.al/kultura/mediat-e-huaja-p%C3%ABr-festivalin-ballkanik-t%C3%AB-filmit-dhe-kulinaris%C3%AB-mbi-70-filma-n%C3%AB-gar%C3%AB#sthash.cgN24Wxj.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate