25 agosto 2014

Harta drejt zonave turistike...iniziativa e re e bashkise Burrel me financimet e ambasades Ceke ne vendin tone.

Oliver dhe Maria, janë dy turistë francez të cilët në turin e tyre kanë përfshirë edhe vendin tone. Këtë herë ata kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin e Burrelit. Oliver thotë se hartat turistike te vendosura në rrethin e Matit ia lehtëson shumë rrugën për të vizituar vendet turistike, veçanërisht qyteza Ulëz. “Ne do të shkojmë për të vizituar Parkun Ulëz dhe Shpellën e Nezirit. Burrelin nuk e kemi parë akoma pasi sapo kemi ardhur, por duket që është bukur. Ne nuk mund t’i vizitojmë të gjitha vendet pasi udhëtojmë me biçikletë. Për mendimin tim tabela është vendosur shumë lart, pasi nuk mund të lexohen shkrimet në majë të tabelës. Kjo ose duhet të vendoset më ulët, ose të jetë më e zmadhuar”. Por, nëse deri dje te shkoje deri ne Burrel për te parë bukuritë që ky vend ofron, do të përballeshe me vështirësi të shumta rrugore por edhe orientimi. Per te zgjidhur te paken problemin e gjetjes se destinacioneve bashkia e ka vene ne dispozicion një zyrë turizmi për turistë. Projekti për vendosjen e tabelave orientuese është financuar nga Ambasada e Republikës Çeke në vendin tone. vete ambasadorja shprehu gatishmërinë për realizimin e plotë të këtij projekti. Hartat turistike të vendosura në hyrje të qytetit i orienton turistët në vendet më të veçanta të rrethit të Matit, si Ura e Vashës në Klos, Muzeun Historik Mat, urat e gurta, malin turistik të Balgjajt, luginën e Shkopetit apo hidrocentralin e Ulzës...

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate