TIRANË,25 Gusht ATSH / -Ndodhet vetëm 2 milje larg bregdetit shqiptar, por megjithatë për 89 vite më rradhë asgjë nuk dihej rreth fatit të anijes luftarake italiane “Regina Margherita”. Vendndodhja e anijes së mbytur në 11 dhjetor e vitit 1916, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, së bashku me 674 ushtarë, është zbuluar në korrik të 2004 nga një grup zhytësish italianë dhe shqiptarë. Relikja ndodhet në thellësinë e 70 metrave dhe është gjendur në një pjesë të detit mes Kepit të Gjuhëzës dhe Sazanit.
Gati 100 vjet, nga mbytja e “Regina Margherita”, Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me një ekip të specializuar të Flotës Detare kanë realizuar në Gjirin e Vlorës zhytje dhe filmime në Korracatën italiane “Regina Margherita”, duke filmuar relitin historik të kësaj anije.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka falënderuar personelin e anijes dhe zhytësve të talentuar që u zhytën deri në 70 metra thellësi . /y.pa/http://www.ata.gov.al/zhytesit-shqipetar-takohen-me-korracatenregina-margherita-157897.html
Nessun commento:
Posta un commento