12 agosto 2014

Mungesa e infrastruktures ne Syrin e Kalter behet gjithnje e me problematike.“Verbimi” i Syrit të Kaltër


Syri i Kaltër, një prej parqeve më të bukura natyrore në jug të vendit vuan nga mungesa e infrastrukturës prej vitesh, ndonëse të ardhurat që gjeneron nga vizitorët e shumtë justifikojnë investimin. 

Rruga hyrëse me gjatësi 1 km që të çon drejt burimit natyror me ujë të ëmbël është plotësisht e shkatërruar, gjithë pluhur e gropa.

Vizitorët thonë se janë të kënaqur me gjithçka ofron natyra në këtë vend, por ankohen për papastërtinë dhe mungesën e infrastrukturës e shërbimeve cilësore: “Ajo që është e natyrës është perfekte, ajo që varet nga njeriu ka nevojë për investime. Rruga është shumë e keqe.”

Në parkun natyror 

të Syrit të Kaltër, liqeni është mbuluar nga algat dhe porta hyrëse është e zaptuar nga era e keqe. Inspektorët e parkut thonë se firma përgjegjëse për pastrimin e tyre një herë në dy ditë, nuk shfaqet prej javësh. Por, megjithë mangësitë e mbartura prej vitesh, ky destinacion duket se ka numër të shtuar vizitorësh gjatë kësaj vere.

Qëndrim Zani, inspektor i zonës së Mbrojtur, shprehet: “Nëse rruga do të ishte në gjendje më të mirë, do të kishim edhe më shumë vizitorë. Kemi turistë nga Polonia, Norvegjia, Suedia dhe Italia.”

Syri i Kaltër, një prej burimeve më të rrallë nëntokësorë, ushqehet me ujin e përrenjve që burojnë nga Mali i Gjerë. Burimi ka thellësi që shkon në 60 metra dhe temperatura mjaft të ulëta gjatë gjithë vitit. 5 vite më parë, edhe në këtë park filloi degradimi natyror i rrapit, bimësisë më tipike të parkut. Që prej asaj periudhe, gati 60 rrepë shekullorë janë tharë dhe rrezikojnë shembjen. Specialistët po studiojnë mundësinë e ripyllëzimit me një specie të re të rrapit. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate