14 agosto 2014

Shqiperia e gjithë vëmendja tek Turizmi i aventurës dhe operatoret qe ofrojne kete sherbim


Ky†suplement†do†të†çojë†lexuesit†në†çdo†cep†të†vendit¨†për†ta†bërë†atë†të†njohë†elementë†nga†kulinaria¨ trashëgimia†kulturore¨†hoteleria†dhe†artizanati¨†që†zona†të†veçanta†ofrojnë
Jemi në kulmin e sezonit veror, ata që kishin menduar që do t’i shpëtonin temperaturave të larta të të nxehtit “afrikan”, u gabuan.
Tashmë të gjithë po mësyjnë bregdetin e mrekullueshëm të vendit tonë, nga Velipoja e deri në Ksamil për të përballuar këtë vapë mbytesë, ku deti duket si alternativa e vetme.
Por Shqipëria me potencialin turistik që disponon, mund të ofrojë më shumë, sidomos për ata që kërkojnë të lëvizin, të provojnë eksperienca të reja apo të sfidojnë veten, si p.sh. në zhytjet nënujore, në fluturimet e organizuara, sportin e adrenalinës rafting, ecjet në Alpet magjepsëse dhe të tjera aktivitete në atë që quhet turizmi i aventurës.
Sigurisht që nëqoftëse ajo që kërkon nga pushimet është vetëm të shijosh një cocktail buzë detit dhe kaq, kjo tendence në zhvillim e sipër, me rritjen më të shpejtë në idustrinë e turizmit, nuk bën për ty.
Pikërisht në kuadrin e promovimit të këtij lloj turizmi të ri në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dëshiron t’ju të informojë se një grup prej 30 agjencish turistike të huaja dhe përfaqësues të medias ndërkombëtare, organizuar nga Adventure Travel Trade Association (ATTA), do të vizitojë vendin tonë si pjesë e një turneu nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni nga data 28 gusht31
gusht.
Bëhet fjalë për ardhjen për herë të parë të një ndër grupimeve më elitare dhe profesionale në ushtrimin e turizmit të aventurës në rang botëror.
Vizita do të hapë një dritare të re dhe krijojë bazat për të ofruar një standard të lartë në shërbimet e këtij lloj turizmi. Duhet pranuar se në Shqipëri ekzistojnë agjenci që ushtrojnë këtë aktivitet prej kohësh dhe e kanë futur vendin tonë në këtë treg të ri turistik.
Po çfarë është turizmi i aventurës, për të gjithë ata që po lexojnë për herë të parë mbi këtë term?
Sipas asaj që përkufizohet nga universiteti “George Washington” në SHBA& ATTA, është udhëtimi i një përsoni jashtë mjedisit normal ku jeton për më shumë se 24 orë dhe jo më shumë se një vit radhazi.
Ndërkohë një udhëtim aventure mund të konsiderohet nëqoftëse përmbush 2 nga 3 kriteret e mëposhtme.
1Ndërveprim në natyrën.
2Shkëmbime me kulturën e vendit që viziton.
3Aktivitet fizik.
Për ta ilustruar me shembujt përkatës në vendin tonë dhe për ta bërë më të lehtë për lexuesit, udhëtimi i aventurës mund të jetë birdwatching (vëzhgimi i shpendëve) në lagunën e Karavastasë, hiking (ecje në këmbë) në Theth apo Vermosh, biking (çiklizem) në ajrin e pastër të Dajtit apo rafting në kanionet e famshme të Osumit, gjithashtu siç edhe ju kemi njohur më artikujt e mëparshëm të risisë me emrin, Jeep Safari.



Qëllimi i këtij udhëtimi familjarizues (Fam Trip) nuk është vetëm për të eksploruar potencialin e Shqipërisë për këtë prirje të re të turizmit, por edhe për të shkëmbyer përvojën me operatorët turistikë të vendit që janë të fokusuar në këtë produkt turistik, jo aq popullor për momentin.
Me këtë rast do të organizohet nga AKTja një B2B (Businesstobusiness)
marketplace në Llogara në datën 29
gusht, ora 16:30 në Hotel Sofo.
Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ftuar të gjithë operatorët turistik shqiptarë, që ofrojnë këtë lloj shërbimesh, të marrin pjesë në këtë marketplace B2B, duke e parë si një mundësi unike në përditësimin e të rejave më të fundit nga ky sektor dhe rritjen e kapaciteteve te tyre.
Dhe përgjigja ka qenë me të vërtetë inkurajuese, me rreth 16 agjenci turistike të kontaktuara, më shumë se gjysma e tyre ka konfirmuar pjesëmarrjen deri më tani, duke qenë një tregues i qartë i interesimit të lartë që ka shkaktuar ky aktivitet që pritet të organizohet në fund të muajit.
Kur amerikani Leo Le Bon, ai që konsiderohet edhe si pioneri i parë i këtij lloj turizmi (bashkëthemeluesi i kompanisë së parë në botë që ofrontë shërbimin e turizmit të aventurës), në 1967ën
e largët, nisi së bashku me 8 miqtë e tij udhëtimin përgjatë Nepalit, askush nuk do të besontë që ishtë fillimi i një rrugëtimi që sot përjetohet me emrin që e përkufizon: Aventurë.
Atyre që udhëtojnë në këtë periudhë në drejtim të bregdetit në jug, i rekomandohet që të ndalen në Llogara dhe të hedhin një vështrim në mundësitë e ofruara në këtë drejtim në shërbimet e lartpërmendura. Përveçse do të shijojnë
kosin me arra dhe mjaltë, do të kuptojnë që një sezon pushimesh mund të jetë më i kompletuar edhe me aktivitete të tilla që në çdo rast, minimumi që mund të bësh është t’i provosh.
Për më tepër AKT ka hartuar një program të detajuar të 4 ditëve për pjesëmarrësit e ATTAs
gjatë udhëtimit të tyre, i cili do të jetë plot adrenalinë dhe që do të vizitojnë vende magjepsëse të Shqipërisë tonë të bukur.
Për më shumë informacione rreth këtij aktiviteti mos hezitoni të na ndiqni online në faqen zyrtare në Facebook të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Visit Albania:http://www.gazetatema.net/web/2014/08/13/shqiperia-ime-fantastike-e-gjithe-vemendja-tek-turizmi-i-aventures/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate