BERAT- Këtë verë Berati do të jetë në qendër të vëmendjes për promovimin e traditës dhe vlerave kulturore. Në datat 21- 23 gusht në Berat do të organizohet për tri net Festivali Multikulturor, me 12 aktivitete artistike. Festivali, në idenë e organizatës “Njerëz dhe ide” vjen edhe si pjesë e kalendarit artistik veror që përgatiti disa muaj më parë Ministria e Kulturës.Për Beratin organizatorët premtojnë jo vetëm promovim të vlerave të trashëgimisë kulturore, por dhe ato të traditës popullore, ndërsa në skena do të jenë emra të njohur artistësh nga Shqipëria dhe Kosova. Nuk do të mungojë dhe organizimi i të tjerë aktiviteteve artistike dhe panaireve në festivalin multikulturor për promovimin e qytetit të Beratit, vlerave kulturore.
Ky aktivitet këtë vit vjen në edicionin e parë dhe premton që do të jetë një event tradite për promovimin e vlerave. Në tri ditë në këtë festival do të ketë panaire, ku artizanët do të ekspozojnë punimet e tyre. Muzika do të jetë shumë në vëmendje, veç asaj të traditës në skenë gjatë ditëve të festivalit do të jetë dhe Dren Abazi dhe Elina Duni, nuk mungon dhe animacioni, aktivitete me romët, etj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/berati-me-festival-multikulturor-kthehet-v-mendja-tek-traditat-233224.html#sthash.7W9cO7XT.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento