18 agosto 2014

Apolonia jo vetem turista, kthehet në “altar” per qindra çifte kurorëzojnë dashurinë

Aug 17, 2014
FIER- Parku arkeologjik i Apolonisë është kthyer në këto ditë të nxehta gushti në strehën e dashurisë për shumë çifte që sapo janë martuar. Rrënojat antike janë mbuluar nga vellot e bardha të nuseve, të cilat kanë zgjedhur të pozojnë mes gjelbërimit e antikitetit, nëpër shkallaret dhe kishat e Apolonisë.
Çiftet më së shumti vijnë nga qyteti i Fierit, por edhe nga qytete të tjera si Vlora, Berati, Lushnja e Tirana. Vetëm mesditën e së shtunës, rreth 80 çifte kanë vizituar Apoloninë.
Nuset me fustanet e bardha pozojnë para kamerave për të fiksuar momentet më të bukura, të cilat do mbeten për to kujtime të paharrueshme, për ditën më të rëndësishme të jetës, siç është dita e martesës.
Por njëra prej tyre thotë se ka zgjedhur Apoloninë për të realizuar klipin e dasmës, pasi Apolonia është vendi ku ajo është njohur me dashurinë e saj.
Tashmë është kthyer në traditë që një ditë para ceremonisë së dasmës çiftet kalojnë disa orë duke xhiruar copëza të vizitës së tyre në rrënojat e Apolonisë...

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate