13 agosto 2014

Mozaiku i Apolonisë,si “u burgos” pas tentativës për ta çuar në Gjermani

13 Gusht 2014 - 07:49
FIER - I quajtur ndryshe “qilimi i Apolonisë”, ky mozaik i shekullit III të e.s për shumë vjet është mbajtur në oborrin e brendshëm të Muzeut Kombëtar. Mësojmë se mozaiku është restauruar pesë vjet më parë ku janë bërë ndërhyrje të thella për pastrimin e tij.

Mozaiku ka një histori interesante: i zbuluar në vitin 1959 në Apoloni nga gërmimet e përbashkëta shqiptaro-sovjetike, ai u zhvendos në mjediset e MHK-së në vitet ‘80 me qëllimin për ta ekspozuar ne Gjermani. Kjo gjë u bë e pamundur dhe ky mozaik nuk u kthye më Apoloni, por mbeti në ambientin e brendshëm të Muzeut Kombëtar.

Mësojmë se restaurimin e parë ai e ka pasur që në vitin 1959. Disa arkeologë dhe restaurues të MHK-së janë të mendimit se më e rëndësishme do të ishte kjo vepër në vendin e vet. Mozaiku ka një sipërfaqe rreth 30 metra katrore, me motive gjeometrike dhe me pamje të rrallë. Nga specialistët është kërkuar që pasi të përfundonte së restauruari do të kishte më shumë vlerë i ekspozuar ne habitatin e vet, aty ku u zbulua në Apoloni.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/mozaiku-i-apolonisesi-u-burgos-pas-tentatives-per-ta-cuar-ne-gjermani-232569.html#sthash.lcMw4jaf.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate