- “Java e Aventurës në Ballkanin Perëndimor” çel siparin në Llogara -

Në këtë aktivitet, ku ishte e pranishme ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, etj, merrnin pjesë 18 agjenci turistike vendase, të specializuara kryesisht në turizmin e aventurës dhe 15 agjenci turistike ndërkombëtare, që mbërritën në vendin tonë, në kuadër të Javës së Aventurës.
Në fjalën e saj, ministrja Gjermeni e vuri theksin tek bukuritë natyrore të Shqipërisë, trashëgimia kulturore dhe historike dhe veçanërisht te mikpritja shqiptare, por dhe rëndësia e këtyre takimeve të biznesit për promovimin e turizmit.
Ambasadori amerikan gjithashtu vlerësoi bukuritë natyrore të Shqipërisë duke theksuar rëndësinë e turizmit në rritjen ekonomike të vendit.
Më pas, ministrja Gjermeni, ambasadori Arvizu dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame dhanë një konferencë për shtyp me përfaqësuesit e mediave të huaja si “Outside Magazine”, “Yahoo Travel”, “Adventure Travel News”, etj.

Ministrja Gjermeni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat për zhvillimin e turizmit, vendosjen e standardeve në fushën e turizmit, zgjatjen e sezonit turistik përgjatë vitit dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit, përmes paketave të përbashkëta turistike.
Në vëmendjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit është edhe turizmi i aventurës, një produkt i rëndësishëm në promovimin e bukurive natyrore të Shqipërisë.
“Java e Aventurës” në Shqipëri organizohet për herë të parë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Programin Rajonal të USAID-it dhe Shoqatën e Udhëtimit të Aventurës dhe Tregtisë ATTA, një shoqatë e njohur për eksperiencën e gjërë në udhëtimin e aventurës me më shumë se 900 anëtarë në 80 vende të botës.
“Java e Aventurës në Ballkanin Perëndimor”, ishte një aktivitet i shtrirë përgjatë 9 ditëve në Kosovë, Shqipëri dhe do të përmbyllet në Maqedoni. /a.s//m.m/http://www.ata.gov.al/turizmi-i-aventures-produkti-qe-promovon-natyren-shqiptare-160141.html
Nessun commento:
Posta un commento