KORÇË - Për të disatin vit rradhazi Bashkia e Korçës ka sjellë "Festën e Lakrorit" një prej festave më të veçanta e cila promovon një prej gatimeve tradizionale të zonës. Lulishtja "Vangjush Mio" është pushtuar buzëmbrëmjen e së shtunës nga qindra qytetarë e vizitorë të cilët janë ulur mes tavolinave të improvizuara për të shijuar lakrorët e pjekur në saç.
Teksa përgatisnin gatimin karakteristik amvisat kanë treguar se lakrori në sac është një tradite e trashëguar ndërsa qytetarët e kanë veçuar këtë festë si një prej më interesanteve
Festa e lakrorit e cila prej 7-të vitesh zhvillohet në qytetin e Korcës është vlerësuar nga kreu i bashkisë Sotiraq Filo si një prej aktiviteteve më të spikatura të kalendarit veror që vit pas viti po tërheq më tepër turistë
Kjo festë organizohet nga ana e Bashkisë së Korçës, për të shtatin vit radhazi. Organizohet në kuadër të programit dhe sloganit që ne kemi për qytetin tonë, ‘Korça qyteti i festave’.” tha Sotiraq Filo
Për orë të tëra kjo festë ka sjellë një atmosferë të bukur festive për pjesëmarrësit ndërsa nga duart e amvisave janë përgatitur e pjekur qindra lakrorë.
Redaksia Online(e.c/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/festa-e-lakrorit-per-te-7-vit-radhazi--mbledh-ne-korce-qindra-vizitore-232137.html#sthash.NNJLSP04.dpuf...
Nessun commento:
Posta un commento