
Sapo mbaroi Festa e Lakrorit, ditë e fiksuar në kalendarin veror të qytetit dhe gjithcka gëzohet me 5 ditët e Festës së Birrës deri të dielën, ku qyteti disa dhjetë-fishohet me miq të ardhur nga gjithë vendi dhe të huaj të shumtë. Një këngë e bukur në shumë vende aty shijohet sa me muzikë “live” në lokale, edhe me kërnackat e famshme mbushur me qepën e embël të zonës dhe rigonin e Moravës, ku nuk mundet të mungojnë krikëllat e ftohta të birra “Korça”.
Sot Korça ofron paketën e plotë turistike “Made in Korça” jo rastësisht, por sepse pushteti lokal dhe bizneset, aty kanë ditur të ringrejnë bukur traditat që e dallojnë nga qytetet e tjera me serenatat, birra “Korça”, lakrorët, kërnackat, paçet, turshitë, glikotë, petkat, trahani i ëmbël. Figurat që bënë emër në historinë e shtetit shqiptar, po ashtu, ndiqen mbrëmjeve në oborrin e Muzeut Kombëtar “Mësonjëtorja e parë Shqipe”.…
Sot Korça ofron paketën e plotë turistike “Made in Korça” jo rastësisht, por sepse pushteti lokal dhe bizneset, aty kanë ditur të ringrejnë bukur traditat që e dallojnë nga qytetet e tjera me serenatat, birra “Korça”, lakrorët, kërnackat, paçet, turshitë, glikotë, petkat, trahani i ëmbël. Figurat që bënë emër në historinë e shtetit shqiptar, po ashtu, ndiqen mbrëmjeve në oborrin e Muzeut Kombëtar “Mësonjëtorja e parë Shqipe”.…
Serenata dhe shumë shpirt mbrëmjeve korcare

“I kam mësuar mbrëmjeve nga babai, një prej adhuruesve të serenatës”, thotë këngëtarja e rritur në një familje plot fëmijë, të gjithë këngëtarë për një muzikë, që vjen si ripërtëritje e traditës të ndaluar dikur në vitet e komunizmit, por aspak mbrëmjeve, kur serenatat këndoheshin me kitara nëpër sobalkat e thella të shtëpive korçare.
Sot shpirti lirik korcar këndon ku të dëshirojë, ndaj grupe këngëtarësh i gjen kudo nëpër qytet, nga Lulishtja “Skëndërbeu” në nisje të Parkut, e deri tek Panda nën fabrikën e Birra Korcës. Dhe kur ora zyrtare 24.00 mbyll siparet mbrëmësore të këngës live, grupe të vogla qejflinjsh dëgjohen nëpër rrugica me tre e katër zëra të plotë në këngë “dhembkash”, nanurisin kujtimeve të shkuara për të mëdhenjtë dhe ëndërrime rinore të dashuruarish…….
Në krah të Këmbësores, kështu u pëlqen korcarëve ta quajnë pedonalen në zemër të qytetit, tek mjediset e Muzeut Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e parë Shqipe”, drejtori i talentuar pas koleksioneve historike, Niko Kotherja, cdo mbrëmje shfaq copëza historish të Korcës së dikurshme, “Paris i vogël”, ku ecin rradhë historira patriotësh dhe njerëz të famshëm të qytetit juglindor. Në stolat tek oborri aty vijnë, shikojnë dhe ikin duke falenderuar grupmosha të ndryshme korcarësh, që historitë e qytetit i mbajnë me kujtime gjallë.
Ringritje krenarish

Dhe nuk janë pak, nëse e krahason me rininë në qytetet e tjera, që i largohen vendlindjes për t’u vendosur në Tiranë. Sepse Korça për një korçar është vërtet krenari identiteti të spikatur ama me shumë punë.
“E pse të lagohem nga Korça? Këtu kemi gjithçka që ka Tirana, ndofta dhe më shumë”, thotë Rinelka Prifti, një ekonomiste e re e, që ndalet mbrëmjeve kur ka kohë, në lokale, ku kënga këndohet apo kërcehet.
Më shpjegon me pasion se Korça sot ofron argëtime të ngjashme me Tiranën, por dhe të veçanta, si skitë në dimër, shëtitjet në Moravë e Voskopojë.
Dhe nuk është vetëm vera që e gjallëron qytetin, sepse këngëtarët korçarë nga mjediset e hapura në lokalet verore, kalojnë tek të mbyllurat sapo nis e ftohet koha në Korçë.
Dhe nuk ishte rastësi kjo tërheqje turistike e bukur me serenatat, që rinisën në këtë qytet. Gjithcka nisi në vitin 1994, kur pas një reportazhi mbi serenatat si pjesë e traditës së jetës qytetare, Radio-Korça mori nismën dhe ringriti serenatën me incizimet e 4 kasetave të para nga këngëtarët e njohur të grupit “Lira”. Sot, pjesa më e madhe e tyre nuk nuk jeton më, por vetëm fizikisht, se kanë lënë zërat e tyre në shirita muzikorë, që ndër vite janë shumëfishuar e shpërndarë nëpër botë ku jetojnë korçarët e përmalluar për vendlindjen.
Traditat e vjetra i risjell një reportazh, botuar në qershor të 1938-tës në gazetën “Drita” nga gazetari Gjergj Bubani: “Në mbrëmjet e ngrohta të verës, Bulevardi Zog I i Korçës është vendi më i pëlqyer për shëtitjet. Qindra vetë, gra e burra, shëtisin krah për krah dhe grupe-grupe nëpër Bulevard. Është një pamje e bukur oksidentale që nuk mund ta paraqes sot për sot asnjë qytet tjetër. Një kafehanë-kopsht në fund të Bulevardit dhe një tjetër, më e madhe e më e bukur nga udha e Mborjes, e saze dhe vënd të posaçmë për të kërcyer, i japin vizitorit një vënd të freskët e të pëlqyer shplodhje në netët e ngrohta…. Për ata që kanë nevojë ta ndërrojnë ajrin dhe që xhepi nuk ua lejon të shpenzojnë shumë, qyteti i Korçës dhe katundet piktoreske të qarkut, janë shpëtimi. Në katundet Dardhë, Voskopojë, Vithkuq, Hoçisht, Boboshticë, ashtu dhe brenda në qytet, gjenden mjaft dhoma, ose shtepi që lëshohen me qera për stinën e verës, por veruesi s‘ka se qysh vjen në kontakt me to”. Kështu shkruante 75 vjet më parë Bubani, që kërkonte: “t’a dashurojmë e ta ndihmojmë Korçën, pse nga çdo pikëpamje e meriton”.
Të gjitha këto vlera po rivinë por asgjë nuk përfundon këtu. Bashkia ka nisur disa projekte të reja për të afruar traditën me modernen si punimet për rikonstruksion në sheshin para Teatrit, rrjet i ri kanalizimesh në disa lagje. “Shpejt do të nisë dhe rikonstruksioni i Muzeut të ri të Artit Mesjetar dhe Pazarit të Vjetër, një restaurim dhe kthim në identitet, që u prezantua në tryezë diskutimi me kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Niko Peleshi, kryebashkiaku Sotiraq Filo dhe shumë qytetarë nga fusha të ndryshme”, tregon me kënaqësi nënkryetarja e Bashkisë, Benila Terova.
Një projekt i shumëdëshiruar nga korçarët, që e dinë mirë se jo vetëm do të konservojë të shkuarën, por dhe të nxjerrë vlera të reja, pjesë e një qyteti të së ardhmes. Debatues për nga natyra për çdo project, korçarët këto ditë shijojnë gjithçka që gjendet aty sot, duke menduar sfidat e radhës “Made in Korça”…/a.ke/ http://www.ata.gov.al/reportazh-turizem-shpirteror-made-in-korca-154888.html
Nessun commento:
Posta un commento