14 agosto 2014

Per 4 dite u be Rikonstruksioni i urës së Zvërnecit me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe me ndihmën e fondit të emergjencës së Qarkut Vlorë u ndërhy thellësisht në segmentet e dëmtuar të urës në mbi 40

Ura e vetme që të con në ishullin e Zvërnecit, ku ndodhet një prej monumenteve më të spikatur të kulturës, Manastiri i “Shën Mërisë” ishte dëmtuar nga shkaqe natyrore në disa segmente të saj. Në këto kushte, aksesi i turistëve, besimtarëve dhe i publikut të gjerë bëhej i rrezikshëm në këtë sezon turistik dhe para festës religjioze të “Shën Mërisë”. Me iniciativën e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, në bashkëpunim dhe koordinim me Këshillin e Qarkut Vlorë, pasi u vlerësua si prioritet rikonstruksioni i urës, u morën të gjitha masat e nevojshme për të realizuar këtë ndërhyrje urgjente. Me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe me ndihmën e fondit të emergjencës së Qarkut Vlorë u ndërhy thellësisht në segmentet e dëmtuar të urës në mbi 40 ml, nga 286 ml që kjo urë është në total. U bë çmontimi i plotë i këmbëve të dëmtuara, traversave, bazamentit dhe përforcimi i pjesëve të ndryshme përgjatë urës, si edhe zëvendësimi i tyre me strukturë të re prej druri. Falë këtij bashkëpunimi dhe koordinimi të suksesshëm ndërinstitucional, si edhe impenjimit të një skuadre të madhe inxhinierësh dhe teknikësh të organizuar nga Qarku i Vlorës, këto ndërhyrje të mëdha u kryen në një kohë rekord prej katër ditësh, duke bërë të mundur riparimin e plotë të urës dhe kthimin e saj në një strukturë të sigurt dhe solide. Prej datës 14.08.2014 besimtarët ortodoksë kanë mundësinë të kremtojnë festën e “Shën Mërisë” dhe turistët të vizitojnë një prej monumenteve më të vecantë të kulturës në Qarkun e Vlorës.








Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate