08 agosto 2014

Agjenci turistike të huaja dhe përfaqësues të mediave, tur katër ditor në Shqipëri

Vlore1TIRANË, 7 Gusht/ATSH-Almarina Gegvataj/- Një grup prej 30 agjencish turistike të huaja dhe përfqësues të medias ndërkombëtare, organizuar nga Adventure Travel Trade Association (ATTA) do të vizitojë vendin tonë si pjesë e një turneu nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni në datat 28 deri më 31 gusht.
Sikurse bën të ditur Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), qëllimi i këtij udhëtimi familjarizues (Fam Trip) nuk është vetëm për të eksploruar potencialin e Shqipërisë për këtë prirje të re të turizmit, por edhe për të shkëmbyer përvojën me operatorët turistikë të vendit që janë të fokusuar në këtë produkt turistik, jo aq popullor për momentin në Shqipëri.
Me këtë rast do të organizohet nga AKT-ja një B2B market place në Llogara në datën 29 gusht, ora 16:30 në Hotel Sofo.
Agjencia Kombëtare e Turizmit inkurajon të gjithë operatorët turistik shqiptar, që ofrojnë këtë lloj shërbimesh të marrin pjesë në këtë market place B2B, si një mundësi unike në përditësimin e të rejave më të fundit nga ky sektor dhe rritjen e kapaciteteve te tyre.Velipoja
Agjencia i rekomandon të gjithë  ata që udhëtojnë në këtë periudhë, në drejtim të bregdetit në jug, që të ndalen në Llogara dhe të hedhin një vështrim në mundësitë e ofruara në këtë drejtim sic janë, hiking, zhytje, biking, kayaking, horseback riding, jeep safari.
Për më tepër AKT ka hartuar një program të detajuar 4 ditor për pjesëmarrësit ATTA-s gjatë udhëtimit të tyre, I cili do të jetë plot adrenalinë dhe që do të vizitojnë vende magjepsëse të Shqipërisë tonë të bukur./a.g/http://www.ata.gov.al/agjenci-turistike-te-huaja-dhe-perfaqesues-te-mediave-tur-kater-ditor-ne-shqiperi-152173.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate