VLORE - Çdo 15 gusht besimtarët ortodoksë të Vlorës dhe më gjerë i drejtohen Manastirit të Zvërrnecit, për të kremtuar festën e Shën Mërisë. Vizita në këtë manastir në kuadër të kësaj feste është kthyer në një traditë të përvitshme, por këtë vit vështirë se besimtarët do ta kryejnë ritualin e tyre.
Shkak është bërë dëmtimi i urës së drunjtë që të çon në Manastir, teksa tashmë kalimi në të është kthyer në një sfidë që mbart rreziqe.
Ura prej 18 vjetësh nuk njeh gjuhën e investimeve, ndërsa televizioni A1 Report edhe me herët e ka ngritur këtë shqetësim, por asnjë nga instancat përgjegjëse nuk mori masa për riparimin e urës, e cila është e gjatë vetëm 30 metra.
At Jani i cili është edhe prifti që kujdeset për Manastririn e Zvërrnecit pranon shqetësimin lidhur me këtë problem, ndërsa pohon se shumë shpejt do nisë punë për restaurimin e urës, teksa shton se një gjë e tillë duhej bërë kohë më parë.
“Ministria e kulturës ka vënë në lëvizje këshillin e qarkut të Vlorës zotin Sadin Danaj dhe e falenderoj nga ana ime personale por edhe nga institucioni kishtar i cili me përkushtim të plotë të tij dhe me mbështetjen e ministrisë së kulturës ka ardhur i interesuar për të bërë diçka emergjente për të përballuar fluksin e 14 gushtit në darke dhe festës së madhe të 15 gushtit. Sot ramë dakord së bashku ishim deri tani në manastir dhe në urë bashkë me inxhinier dhe specialistët që ka mundësi të filloj nesër nga dreka mbasi të jetë e sigurt dhe baza materiale , ndërsa urimi i pjesshëm i saj.” tha At Jani
Manastiri i Zvërrnecit është edhe një destinacion turistik, mjaft atraktiv, por ura e dëmtuar e privon atë nga aksesi i vizitorëve.
Redaksia Online(e.c/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/festa-e-sh-n-m-ris--do-kremtohet-n--zv-rrnec---por-ura--sht--prishur-232734.html#sthash.QnASd8j0.dpuf....
Nessun commento:
Posta un commento