16 agosto 2014

Sezoni turistik, ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda gjatë fundjavës


15 Gusht 2014 - 16:34




Ndërsa sezoni turistik vazhdon ministria e Brendshme dhe ajo e Transportit kanë rikujtuar masat e marrë për lehtësimin e transportit rrugor. Këto dy ministri kanë nxjerrë një urdhër që kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda  me synim lehtësimin e lëvizjes në akset kombëtare dhe ato urbane gjatë sezonit turistik.

“Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është disiplinimi i lëvizjes së mjeteve të transportit të rëndë, duke parandaluar vështirësimin e qarkullimit për shkak të përmasave apo edhe shpejtësisë me të cilën lëvizin këto mjete të rënda”, theksohet në njoftimin e përbashkët të dy ministrive.

Mjetet e transportit të rëndë me peshë mbi 7500 kg, mjetet me gjatësi maksimale 12 m, mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 Km/orë, nuk do të lejohen të qarkullojnë gjatë fundjavës në këto orare: të shtunën 09:00 – 16:00  dhe të dilën 12:00 – 24:00.

Të gjitha akset rrugore ku do të ndalohet lëvizja e mjeteve të rënda  do të monitorohen nëpërmjet tokës dhe ajrit nga ana e shërbimeve të policisë, ndërsa për  shkelësit do të ketë sanksione ligjore sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.

Lista e akseve rrugore për të cilat do të zbatohet Udhëzimi


1. PK Murriqanit – Shkodër;
2. PK Hani i Hotit – Shkodër;
3. Plazhi i Zogajt – Shkodër;
4. Plazhi i Shirokës – Shkodër – Velipojë;
5. Shkodër – Lezhë;
6. Lezhë – Shëngjin;
7. Lezhë – Patok;
8. Durrës – Tiranë;
9. Durrës – Gjiri i lalzit;
10. Durrës – Currila;
11. Durrës – Kavajë;
12. Kavajë – Plazhi i Gjeneralit;
13. Kavajë – Spille;
14. Kavajë – Kthesa e Divjakës – Lushnje;
15. Lushnje – Fier;
16. Fier – Seman;
17. Fier – Plazhet e Poros dhe Zvërnecit- Vlorë;
18. Vlorë – Palasë – Dhërmi – Vuno – Himarë – Qeparo - Borsh - Bunec - Sarandë;
19. PK Qafë Botë – Sarandë;
20. Sarandë – Butrint;
21. Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Tushemisht;
22. Tepelenë – Gjirokastër- Kakavijë;
23. Morin – Kukës – kryqëzimi i Milotit – Durrës;
24. Morin – Kukës – Kryqëzimi i Milotit – Lezhë;
25. Morin – PK me Kosovën – Bajram Curri.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/sezoni-turistik-ndalohet-qarkullimi-i-mjeteve-t--r-nda-gjat--fundjav-s-233147.html#sthash.uRJMne80.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate