Published on Aug 6, 2014
Fshati turistik I Dardhës mbetet një nga vendet më të preferuara nga turistët të huaj dhe ata vendas. Fshati piktoresk ndodhet rreth 20 km larg nga Korça dhe gjithë rruga për atje, është një gjarpërim mbi kodrina të buta, derisa përfundojnë në male, gjithnjë të mbushur me bimësi e pemë qindravjeçare .
Përveçse destinacion i mirëfilltë turistik, Dardha rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë traditë të pasur në vlera.
Dardha si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtëpitë se saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, e oborret plot me lule të mbjella nga vetë zonjat e këtij fshati.
Kjo perlë e natyrës është e mbushur me çezma ku vizitorët mund të shujanë etjen ndërsa shoqëruesi I tyre I pandarë mbetet gjelbërimi. Të jetosh në Dardhë mund të konsiderohet një bekim, siç pohojnë banorët e zonës, por edhe ta vizitosh Dardhën, është një kënaqësi e vërtetë, që duhet provuar të paktën një herë në jetë.
Turistët që vijnë në Dardhë, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës, janë të mbushura edhe me një shtresë bari.

Nessun commento:
Posta un commento