;">
VLORE - Sezoni turistik veror është në kulmin e tij dhe turistë shqiptarë e të huaj kanë ‘pushtuar’ bregdetin shqiptar, veçanërisht atë të jugut. Megjithatë pasoja e tij, janë vënë re pasditen e sotme në Vlorë, ku aksi Levan-Vlorë, ka qëndruar për më shumë se 1 orë i bllokuar për shkak të trafikut të rënduar.
Radha e gjatë e trafikut, mësohet se ishte rreth 1.5 km e gjatë, dhe vetëm pas më shumë se 60 minutash është bërë i mundur zhbllokimi i tij.
Siç duket, krahas turistëve, trafiku në Vlorë, ka ardhur edhe si pasojë e qytetarëve që kanë shfrytëzuar fundjavën për tu orientuar drejt bregdetit vlonjat.
(Në foto: Pamje nga trafiku i rënduar në aksin Levan-Vlorë)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/fotolajm--fluks-turistesh-bllokohet-mbi-1-ore-aksi-levan-vlore--232152.html#sthash.6LVmukap.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento