


VLORE-Ka startuar fluksi i ikjes së emigrantëve në drejtim të shtetit fqinj, Italisë, nëpërmjet linjës së vetme Vlorë-Brindisi. Më shumë se 1200 pasagjerë janë nisur vetëm nëpërmjet një trageti ndërkohë që qindra të tjerë janë parashikuar të ushtojnë me tragetin tjetër i vendosur në dispozicion për përballimin e fluksit. Përvec emigrantëve, ajo që ka qenë e vecantë këtë vit, ka qenë prezenca shumë e madhe e shtetasve të huaj, ku vëndin e parë e zenë italianët.
Sipas kapitenit Petrit Agaj, në këtë sezon veror është parë një rritje, më shumë se 300 përqind se vitin e kaluar e shtetasve të huaj të cilët vijnë kryesisht për turizëm. Ai shton se janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në këtë rritje ku midis tyre përfshihet dhe siguria dhe largimi i imazhit negativ të Shqipërisë, ndërkohë që shumë vijnë me automjetet e tyre dhe pa pasur të njohur në Shqipëri.
Vetë shtetasit e huaj shprehen të kënaqur nga Shqipëria, edhe pse ka ende për të bërë. Ata shtojnë se imazhi i Shqipërisë nëpërmjet mediave ka qenë negativ por duke e parë nga afër është gjithshka ndryshe. "Do i sugjerojmë dhe miqve të vijnë në vëndin tuaj, u kënaqëm, u ndjemë mirë dhe na pëlqyen shumë gjëra. Ju siguroj që vitin tjetër që do kthehemi përsëri do jemi më shumë akoma", shprehet një italian.
Në një tjetër rast, një i ri vlonjat është shprehur se ka sjellë dhe pronarin e tij i cili përvec pjesës turistike, është shprehur se po interesohet dhe për hapjen e një biznesi në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento