25 agosto 2014

Berat, festivali multikulturor në ditën e tretë, fokus trashëgimia kulturore

Festivali multikulturor prej tre ditësh po i ofron qytetit të Beratit argëtim dhe kulturë duke promovuar artin shqiptar. Aktivitete të ndryshme kanë marrë pjesë në këtë festial ku grupe piktorësh të vegjël kanë ekspozuar artin e tyre. Është organizuar panairi i agrobiznesit dhe artizanatit ku më shumë se 30 artizanë kanë promovuar produktet e tyre në Pedonalen e qytetit, ku binin në sy prodhimet vendase.

Sot në ditën e tretë të festivalit është zhvilluar një konferencë mbi trashëgiminë kulturore ku u mblodhën personalitete të njohura të artit dhe kulturës në muzen e Onufrit. Konferenca e titulluar “Trashëgimia si kujtesë” ka synuar të hedh më tepër dritë mbi trashëgiminë kulturore të Beratit, por jo vetëm. Ajo ka pasur referencë artistin e njohur, Maks Velo, historianin Ajet Nallbani, fotografin Ronald Tasho, piktorin Agron Polovina dhe Ols Lafe dhe Eugen Kallfani.

Përfaqësuesi i Organizatës, 'CoDe Albania', Albert Nikolla, u shpreh rreth rëndësisë së kësaj konference për vlerat kulturore, duke vlerësuar pjesëmarrjen në të të emrave të njohur të artit dhe kulturës në vend.
 
“Të trajtohen tema që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore të Beratit, por jo vetëm kaq pasi duhet të ketë një frymëmarrje më të gjerë, për sa i përket trashëgimisë kulturore në rang kombëtar. “ tha Nikolla

Në netët në vazhdim të festivalit pritet të organizohen aktivitete të shumëllojshme kulturore për t`i shtuar notat më të larta të këtij festivali multikulturor në qytetit e Beratit.

Redaksia Online(e.c/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/beratfestivali-multikulturor-n--dit-n-e-tret--fokus-trash-gimia-kulturore-234875.html#sthash.ujOPESRU.dpuf..

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate