16 agosto 2014

Shkrumbohet nga flakët kisha e “Shën Mërisë” Shkak qirinjtë

kisha e djegur  .Berat- Një zjarr i rënë pas mesnatës ka shkrumbuar totalisht kishën e “Shën Mërisë” në komunën Kozare te Beratit. Flakët e zjarrit janë shfaqur fillimisht në sallën ku kryheshin ritet fetare në kuadër të festës së Shën Mërisë dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë gjithë ndërtesën.

Kisha e “Shën Mërisë”, e ndërtuar në vitet 1800,ndodhet mbi një kodër në fshatin Salcë dhe pozicioni i saj gjeografik ka bërë që flakët të viheshin re nga banorët e zonës. 

Banorët kanë njoftuar zjarrëfikësen dhe janë drejtuar të gjithë në kishë për të shuar flakët,por zjarri ka marë përmasa shumë të mëdha ,duke dalë jashtë kontrollit, kjo pasi një pjesë e kishës ishte ndërtuar prej druri. 

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta zjarrëfikëse,të cilat megjithëse kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit,nuk kanë mundur ta shpëtojnë dot kishën mijëra-vjeçare nga shkrumbosja.



Kryetari i komunës Kozare Myslym Haxhiu është shprehur se Kisha e Shën Mërisë ishte një nga kishat më të rralla në qarkun e Beratit,e ndërtuar e gjitha me dru dhe në të gjithë sipërfaqen e saj, përfshirë edhe kupolën, ishte me piktura murale qindra-vjeçare. Haxhiu e quan humbje të një pasurie të rrallë shekullore djegien totale të kësaj kishe, ku dëmet janë të paparashikuara për shkak të vlerave historike dhe arkitektonike që mbartnin pikturat murale të saj.

kisha e djegur

Nga hetimet e para në vendngjarje,ka rezultuar se zjarri ka rënë aksidentalisht,si pasojë e lënies ndezur të qirinjve pas meshës fetare të mbremjës të djeshme.
 
Redaksia Online - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/shkrumbohet-nga-flak-t-kisha-e-sh-n-m-ris--shkak-qirinjt--233108.html#sthash.q0ti64P2.dpuf.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate