12 agosto 2014

Vlorë: Të huajt shihen si realitet normal në këto ditë vere. Ata janë të shumtë dhe i ndesh gjithandej.

Ne plazhet e bregdetit te Vlores dhe Dhermiut Foto Harilla Koçi (1)Vlorë, 11 gusht/ATSH-Harilla Koçi/.-“Picat shumë të mira por dhe spageti gjithashtu, madje me një çmim shumë  më të lirë se në Itali. Plazhi është i shkëlqyer, ndërsa uji i pakrahasueshëm”.-
Ky është një fragment i shkëputur nga biseda që zhvillonin të dielën, në një nga plazhet e Dhërmiut, dy çifte bashkëshortësh nga Roma, që kanë ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Ata ishin vendosur në dy çadra me shezlonë në rradhët e para të këtij plazhi  bashke me dy fëmijët e tyre, jo më shumë se 3 apo 4 vjeç. Pas nesh, disa të rinj e të reja nga Maqedonia, plot gjallëri për ditët që kaluan në këtë bregdet të mrekullueshëm, siç thonë, ndihen nostalgjikë që do të largohen një ditë më pas.
“Kaluan shumë shpejt këto 10 ditë”, thotë një vajzë nga grupi i tyre.
Këto copëza bisedash me protagonistë të huajt që kanë ardhur si turistë në vendin tonë në këtë sezon vere, janë të zakonshme në bregdetin e Vlorës dhe Himarës.
Të huajt  shihen si realitet normal në këto ditë vere. Ata janë të shumtë dhe i ndesh gjithandej. Madje ka edhe nga ata që, në grupe, si turistë shetitës, lëvizin në rrugë në këmbë dhe bëjnë “autostop” teksa shohin ndonjë automjet që afrohet drejt tyre.
Por edhe turistët që kNe plazhet e bregdetit te Vlores dhe Dhermiut Foto Harilla Koçi (2)anë ardhur me automjetet e tyre, janë të shumtë. Targat përfaqësojnë një gjeografi  të gjerë, nga  e gjithë Evropa. Turistet polake jane te shumte. Kjo pranohet dhe nga operatorët turistikë, që pohojnë se turistët nga Polonia janë risia e këtij sezoni veror. Por, targat e automjeteve janë dhe nga Zvicra, Gjermania(kryesisht kampera), nga Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, ndërkohë që ato të Italisë, Kosovës e Maqedonisë, janë në një shumicë të dukshme dhe në shifra me 2 dhe 3 zero.
-Komplimente për bregdetin-
Pasditen e vonë të pak javëve më parë, në një nga plazhet e vegjël me fluks të rralluar pushuesish, krahasuar me paraditen, në bregdetin e Dhërmiut, binin në sy 2 çifte të rinjsh dhe një grua rreth të 60-ve, pranë tyre. Vinin nga Marseja(Francë).
“Do të qëndrojmë pak orë dhe do të zhvendosemi më në jug, ku na kanë thënë se ka plazhe të shumta”, thotë njera prej vajzave. Kishin ardhur në Shqipëri përmes Durrësit dhe do të qëndronin edhe 5 apo 6 ditë të tjera, duke shetitur bregdetin. Kishin qenë një ditë edhe në Vlorë dhe do të përfundonin në Sarandë. “Keni bregdet shumë të mirë, komplimente”, thotë vajza.
Ne plazhet e bregdetit te Vlores dhe Dhermiut Foto Harilla KoçiNë fakt, grupi i turistëve francezë nuk ishte i vetmi, në këtë plazh të vogël dhe të qetë. Deri rreth orës 14.00, dallohej prania e një grupi prej 10-12 amerikanësh, të gjithë të rinj dhe të reja.
Tërhiqnin vëmendjen e të tjerëve për shkak të gjallërisë dhe të kënaqësisë që shprehnin hapur, teksa ndiqnin njeri tjetrin në ujin e pastër të detit ku qëndronin gjatë. Ishin klientë në një prej komplekseve të vogla turistike, aty pranë.
Ndërkohë, një grup prej tre të rinjsh italianë, dy prej të cilëve vajza, ishin larguar pak më herët nga plazhi, për të konsumuar drekën sipër në lokal dhe për t’u rikthyer sërish ndoshta në pasditen e vonë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate