16 agosto 2014

Divjaka, perla e harruar e turizmit natyror shqiptar ofron më shumë kushte dhe relaks për pushuesit

Prefekti i Lushnjes, Ilir Dervishi Foto Rrapo IsufajLushnje, 15 gusht/ATSH-Rr.Isufaj/-Divjaka, perla e harruar e turizmit natyror shqiptar, këtë vit ofron shumë më tepër kushte dhe kënaqësi për qindra pushuesit që e frekuentojnë çdo ditë, por edhe për ata që janë akomoduar në gabina dhe ambjente provizore. Masat e përbashkëta dhe bashkërendimi mes n/prefekturës Lushnje, bashkisë së Divjakës, asaj të Rrogozhinës, kanë bërë që shkalla e ndotjes të ulet në maksimum.
Pamje nga bregdeti i Divjakes Foto Rrapo IsufajNë kuadrin e nismës mjedisore “Për një Shqipëri të pastër”, keto institucione, në bashkëpunim edhe me partnere të tjerë, organizuan ksionin e përbashkët për pastrimin e plehrave dhe mbetjeve nga lumi Shkumbin, i cili ishte edhe ndotësi kryesor i plazhit.
Pamje nga bregdeti i Divjakes Foto Rrapo Isufaj (1)“Qysh në çelje të sezonit turistik e në vazhdim, ne kemi marrë masa për mbajtjen pastër të  lumit Shkumbin, i cili ishte  shndërruar në një problem mjedisor për bregdetin e Divjakës”, thote n/prefekti i Lushnjes, Ilir Dervishi. Sipas tij, eliminimi i burimit të ndotjes së plazhit në zanafillë ishte hapi i parë. Bashkia krahas pastrimit të plehrave, mbetjeve dhe inerteve në shtratin e lumit Shkumbin, krahas dizinfektimit dhe dezinsektizimit të vatrave në zonën e plazhit dhe përreth tij, mori masa për punimin dhe pastrimin e rërës, vendosjen e koshave dhe banjove provizore. Të gjithë këta faktorë dhe të tjerë së bashku, krijuan një infrastrukturë dhe kushte shumë më të mira për frekuentuesit e këtij plazhi, që i përkasin një gjeografie të gjerë, nga e gjithë Shqipëria.
Pamje nga bregdeti i Divjakes Foto Rrapo Isufaj (2)Divjaka është e njohur për plazhin e saj. Këtu funksiononte edhe kampi i punetorëve. Ajo shquhej jo vetëm për ujin e pastër , rërën e imët kurative, për cektësinë e ujit, por edhe për parkun e mrekullueshëm pyjor, i cili është certifikuar si park kombëtar dhe monument natyre dhe ruhet me ligje të vecanta. Por, rikthimi në identitet i kësaj mrekullie natyrore kërkon investime dhe angazhime shumë më të mëdha. /a.ke/http://www.ata.gov.al/lushnje-divjaka-ofron-me-shume-kushte-dhe-relaks-per-pushuesit-154543.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate