14 agosto 2014

E dije Qe? Arrëza mikpritëse dhe turizmi malor!

1
 Kush ka udhëtuar në rrugen Korçë– Dardhë, vetëm 1 km pa hyrë në fshat, tabela të tregon një rrugë që devijon në të djathtë: Fshati Arrëz, 4 kilometra.
2Përveç rrugës së vështirë, që mund ta përshkosh vetëm me automjet tip fuoristradë, pamjet që të shpalosen duket se i ka falur me bujari natyra, që nga pyjet shekullore, ujin e ftohtë, bimësinë e pashtershme dhe të shumëllojte, njerëzit punëtorë dhe shumë mikpritës.
Arrëza është fshati më i madh në Devollin e sipërm, me rreth 135 familje dhe po kaq të larguara në qytete të ndryshme të vendit si në Tiranë, Durrës, Bilisht etj, por edhe jashte vendit si në Greqi, SHBA, Kanada, Australi, etj.
“Dëshira për të qenë sa më afër vendlindjes, Arrëzës, na detyroi të mblidheshim në Tiranë në vitin 1994 dhe të krijonim shoqatën “Arrëza”, e cila është e shtrirë në të gjithë qytetet. Për të pasur lidhjet me fshatin, për të mos harruar zakonet, traditat, natyrën piktoreske, në bashkëpunim me bashkëfshatarët që jetojnë ende aty, menduam që të përcaktonim një datë për të takuar të gjithë, është 20 gushti i vitit 2000”, thotë Guri Seferi, si një nga themeluesit e kësaj shoqate.
3Sivjet në datën e mësipërme do festohet 14-vjetori i kësaj feste, që çdo vit i ka kaluar parashikimet për sa i përket pjesëmarrjes.
E veçanta është se kjo festë zhvillohet në vendin e shenjtë, të quajtur “Dobergore” ose “Mali i mirë”.
Ky vend i besimit dhe i bukurive natyrore, me pyllin e bukur me lisa dhe haut shekullor si dhe ujin e ftohtë të cezmave, të cilat janë ndërtuar pranë Vakëfit, i jep festës përmasa më të gjëra se fshati.
Aty vijnë për të festuar edhe nga zona përreth si zona e Devollit të poshtëm, fusha e Korçës, por edhe qytetarë grekë,  të cilët kanë lidhje miqësore me fshatarët.
Është bërë zakon që festa fillon një jave para, në ambientet e fshatit, ku emigrantët që punojnë në Greqi apo vende të tjera, dhe fshatarët e larguar vijnë para kohe që të ç’mallen me të afërmit dhe bashkëfshatarët, lokalet dhe rrugët çdo natë janë të mbushura plot.
Të ardhurat e grumbulluara në emigracion kanë filluar t’i investojnë në fshatin e tyre, si në prodhimin e pijeve, restaurimin e shtëpive, ngritjen e lokaleve të reja, punimin e lëndës drusore, etj.
Por e rëndësishme është se për të ardhmen ata premtojnë zhvillimin e turizmit malor.
Festa duket sikur ka karakter fetar, prandaj edhe zhvillohet në një vend të shenjtë.
4Bukuria e kesaj dite është se kalon mes muzikës dhe argëtimit, mes mishit të pjekur dhe rakisë së kumbullës, mes këngëve popullore dhe serenatave korçare.
Arrëza është një fshat malor në rrëzë të malit të Gramozit, në lartësinë 1130 m mbi nivelin e detit.
Aty gërshetohet mali, pylli me të gjitha llojet e drurëve të pishës, bredhit, dushkut, haut, lumi Devoll, i cili buron 5 km mbi fshat, me burimet e ftohta dhe te kudondodhura si dhe lëndinat me një shumëllojshmëri bimësh mjekësore, që gjelbërojnë kurdohere.
Fauna është e shumëllojshme me kafshët e egra si: ariu, ujku, dhelpra, lepuri etj.
Arreza ka rreth 20 banesa që mund të akomodojnë rreth 100 turistë me të gjitha komoditetet.
Një zonë shumë mikpritëse dhe e pastër, me shumë vende piktoreske dhe me një të shkuar historike si: Guri i Korbit, Guri i Nuses, Udha e Karvanit, Udha e Kusarëve, liqenet, por dhe peizazhe të tjëra si ujëvara, etj.
Fshati ka pista dimërore të skive.
Le të shërbejë ky shkrim si një mundesi për ta njohur më tepër këtë zonë, ku turistët do të gjejnë ngrohtësinë dhe mikpritjen. Shijoni nga afër mrekullinë e 20 gushtit në festën e “Dobergores” në fshatin Arrëz.
5

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate