
Ndryshe nga vitet e tjera, sipas Bashkisë, këtë vit kjo festë pritet të zhvillohet në disa zona të qytetit.
“Tashmë ne turistëve ju ofrojmë jo vetëm festën e birrës, por 5 ditë interesante në qytetin e Korçës. Ata mund të vizitojnë të gjitha muzeumet, të cilat do t’i ofrojmë falas dhe me një orar shtesë. Turisti do të ketë mundësi të ndjekë ekspozitat që do hapen në qytetin e Korçës, do të ketë mundësi të jetë pjesë e kampionatit të Aeronautikës, të vizitojë ekspozitën që do të hapim me rastin e festës së birrës, do të ketë shumë aktivitete të tjera të cilat do ti shtohen festës së birrës.”- shprehet përfaqësuesja e Bashkisë së Korçës.
Administrata bashkiake deklaron se ky vit do të vijë me një gamë të gjerë aktivitetesh, ku nuk do të mungojë as pjesëmarrja e artistëve të njohur të skenës ndërkombëtare, si Adam Clay dhe Emil Lassaria & Caitlyn.
Birra Korça, ajo që ka shkruar historinë e birrës në Shqipëri, aq shumë e preferuar nga të gjithë, edhe këtë vit vjen me stendën e saj dhe surpriza të shumta, duke qenë dominuesja e festës. Kjo festë shënon kulmin e sezonit turistik në qytetin e Korçës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/5-dite-feste-ne-korce-qyteti-hap-dyert-per-festen-e-birres-205610.html
Nessun commento:
Posta un commento