22 agosto 2014

Saranda e verës 2014, edhe qytet i velierave..Prekja e brigjeve të Sarandës nga një numër i madh velierash dhe skafesh me turistë të huaj, është një tjetër risi e kësaj vere

Saraaaaanda VTIRANE, 22 Gusht  / ATSH- N.Lena / – Prekja e brigjeve të Sarandës nga një numër i madh velierash dhe skafesh me turistë të huaj, është një tjetër risi e kësaj vere.
Nga burime portuale dhe agjenci detare e turistike në Sarandë, konfirmohet se këtë verë numri i velierave dhe skafeve me turistë të huaj në bord, ka shkuar deri tani në 330 mjete të tilla lundruese e turistike.
Krahasuar me vitin e kaluar, kur numri i tyre ishte rreth 150, kjo rritje përfaqëson më shumë se dyfishim të velierave dhe skafeve turistikë.
Saranda rezulton tani e përfshirë në zonën e frekuencës së lartë të turistëve të velierave dhe skafeve.
Konfirmohet se kjo zonë nis nga Palermo, përshkon Sarandën dhe shtrihet deri në Ksamil.
Nga burime portuale ka rezultuar se, në masën dërmuese, velierat dhe skafet qe kanë prekur birgjet e Sarandës, vijnë nga brigjet italiane.
Mendohet se ky fluks turistësh, që vijnë në Sarandë me veliera e skafe, ka ardhur pas eksplorimit të kryer prej tyre apo nga miq të tyre, si dhe falë informacionit të marrë nga burime të besueshme, që janë mediat e huaja, si revista të specializuara në fushën e turizmit.
Një ndikim jo të vogël mendohet se ka luajtur informacioni dhe eksperiencat individuale, që janë përjetuar në udhëtimin e italianëve me veliera e skafe private drejt Sarandës. Aq sa thuhet se në se ka ardhur dikush ngaSar..Vvv Sicilia, surprizat e këndshme të udhëtimit dhe të asaj që ofron Saranda si destinacion turistik, nuk ka mbetur personale, por është përhapur ndër miq e shokë dhe kjo ka bërë që flukset të shtohen.
Për të gjithë turistët e këtij lloji kanë shërbyer si kartë besimi dhe motiv atraksioni elementët që gjejnë këtu: siguria në port dhe në bregdet,  mjedisi miqësor që i shoqëron kudo që shkojnë,  ushqyerja me produkte bio dhe të kuzhinës tradicionale, çmimet, që vlerësohen të mira.
Prirja e atyre që vijnë me veliera e skafe në Sarandë, janë pushimet 10-ditore.
Në krye të pikave të interesit të tyre turistik qyteti antik i Butrintit, monumenti natyror i Syrit të Kaltër, Ksamilit etj.
Risia e pranisë së kaq shumë vizitorëve të Sarandës dhe brigjeve të tjera të Shqipërisë me veliera e skafe, është tregues i rëndësishëm i asaj se çdo ditë e re e kësaj vere, na largon gjithnjë e më shumë nga e kaluara e cilësimit si “vend i surprizave të këqia” dhe është  provë bindëse se të huajt, deri dhe kategoria e të pasurve, na shohin tani si vend normal. Kjo ka nisur të pasqyrohet me realizëm edhe në sistemin elektronik të vendeve europiane, ku të huajt marrin mesazhe sigurie për Shqipërinë.
E vërteta është se heqja e “moratoriumit të skafeve” ka bërë që të qarkullojnë e të shtohen edhe skafet e shqiptarëve. /a.ke/http://www.ata.gov.al/saranda-e-veres-2014-edhe-qytet-i-velierave-156957.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate