16 agosto 2014

Turizmi/ Tregu të orientohet drejt modeleve të shërbimit

turizmi 111Posted on  by 

TIRANE, 15 Gusht/ATSH/ – Tregu vendas i turizmit duhet të orientohet me politika drejt modeleve të shërbimeve për të rritur cilësinë e tyre.
Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Turizmit( ATA), Enver Mehmeti, tha për ATSH, se, “ndonëse kemi hyrë në pikun e sezonit, cilësia e shërbimeve nga strukturat turistike lë për të dëshiruar dhe jo konkurrues”.
Por sipas tij, numri i të huajve që preferojnë të vizitojnë vendin tonë është në rritje, të tërhequr nga turizmi i aventurës si dhe njohjen e vendit të mbyllur vetëm 24 vite më parë nga syri i botës.
Shumë operatorë po i orientojnë turistët drejt tregut vendas, për të cilët kanë përgatitur edhe paketa të posaçme.
Ndërkaq, përsëri mjaft shqiptarë vazhdojnë të zgjedhin vendet fqinje për pushime, ku afrohen shërbime me cilësi më të lartë.
Në dy muajt e parë të verës, pikat e kalimit kufitar kanë kryer më shumë se 3 milionë veprime për njerëzit dhe më shumë se 720 mijë veprime për automjetet. Veprimet e kryera në muajin korrik janë 20% më shumë se qershori, ndërsa në gusht një dyndje më e madhe./n.m//a.ke/http://www.ata.gov.al/turizmi-tregu-te-orientohet-drejt-modeleve-te-sherbimit-154656.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate