05 agosto 2014

Librazhd- Promovohet turizmi në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë

Parku kombetar i shebenik Jabllanice Foto Miranda SadikuLIBRAZHD, 5 gusht /ATSH- Miranda Sadiku/- Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është bërë mikpritësi i dhjetëra vizitorëve, të cilët kremtuan festën e komunës Lunik. Për të promovuar turizmin malor banorët e komunave të ndryshme në rrethin e Librazhdit organizojnë festa në natyrë, ku përveç bukurive të natyrës shfaqen edhe vlerat kulturore dhe artistike të zonës. Parku kombetar i shebenik Jabllanice Foto Miranda Sadiku (1)Festa e komunes Lunik ka nisur rrugëtimin e saj në vitin 2008 dhe ajo kremtohet në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, mes masive pyjore të ahut, në vendin e quantur Fusha e Letmit.
parku-kombetar-shebenik---Jabllanice-1parku-kombetar-shebenik---JabllaniceKryetari i komunës, Astrit Xhafa, shprehet se “këto bukuri natyrore janë të pamundura  për t’u vizituar për shkak të infrastrukturës së papershtashme”.
I pranishëm në festën e komunës Lunik ishte edhe deputeti i PS, Taulant Balla, i cili tha se “do të shihet mundësia për të investuar në këto zona, në mënyrë që ato të bëhen të vizitueshme për të gjithë”. Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ka një sipërfaqe prej rreth 34 mije hektarë dhe është shtëpia e mjaft gjallesave të rralla. Ai ofron një bukuri të mahnitshme edhe me 14 liqenet e tij. /a.ke/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate