05 agosto 2014

Gatimi tradicional dhe mikpritja, dy elementët kryesorë të turizmit familjar.


Fier-Restorante Foto Rrapo Isufaj
Fier- Restorant Foto Rrapo Isufaj
Fier, 5 Gusht ATSH –Rr.Isufaj /- As emërtimet dhe reklamat vezulluese, e as bukuria arkitekturore, nuk ka mundur t’i bëjë shumë lokale luksoze pjesë të turizmit të mirfilltë. Shërbimi dhe mungesa e kuzhinës tradicionale ka zbehur interesin e klientelës së zgjedhur “turistike”. Bota moderrne e ka kaluar kohën e betonizimeve. Turistët dhe vizitorët e huaj kanë përcaktuar si dy nga elementët kryesorë të turizmit shqiptar, kuzhinën tradicionale dhe mikpritjen. Atëherë natyrshëm lind pyetja , sa reflektohet tradita e gatimit dhe e shërbimit në këta lokale luksozë?
Prirja drejt gatimeve të përgjithshme dhe kuzhinës “moderrne” e ka lënë në hije guzhinën tradicionale. Ushqimet tradicionale që janë vula, emblema e kulturës së gatimit të zonës kanë mbetur në kufijtë e ëndrrës .
“Kuzhina tradicionale fierake është braktisur. Menuja e pasur me gatime, të cilat kanë qenë të veçanta, madje unikale për këtë trevë, sot po u harrohet edhe emri”, shprehet A Rrokaj, kuzhinier.
Fier-Gatime trdicionale Foto Rrapo Isufaj (2)Ndërthurja e klasikes me modernen, përmirësimi i shërbimit dhe mënyrës së komunikimit me të huajt,do t’i bënte më të frekuentueshëm dhe më të lakmueshëm këta lokale , duke i shndërruar në bërthama të turizmit gastronomik.
“Një turist italian, grek, gjerman, japonez, anglez etj, nuk ka nevojë të shijojë gatimin italian, as atë grek, gjerman apo japonez në kuzhinën e Fierit. Ai ka nevojë të shijojë menunë e gatimit myzeqarë, të prekë nga afër turizmin familjar të kësaj treve”, shprehet Rrokaj.
Sipas tij, klientela e pasionuar pas trashëgimisë kulturore do të preferonte më mirë një lokal të shtruar me mindere, shilte, sofra, peshqir, me gatime të veçanta tipike, me një shërbim që të ngjall nostalgjinë e traditës së vjetër të mikpritjes.
Një pjesë e listës së gatimeve tradicionale, tashmë të munguara janë japraku, ushqim tradicional që përgatitet me gjethe hardhie, pispilia, gatim me përbërje miell misri dhe lakra të egra, çorba, gjellë me lugë që përgatitet me vezë, erëza dhe të përbrëndshme të qingjit dhe shpendëve, tavë me zogj fushe dhe biba me oriz, paçe, jani ,harapash, comlek me mish lepuri etj.
Pas çdo gatimi fshihet një pjesë historike, që dëshmon shkallën e qytetërimit, nivelin social-ekonomik, mënyrën e gatimit dhe të ngrënit etj.
Fier-Gatime trdicionale Foto Rrapo Isufaj (1)Pavarësisht faktorëve që kanë sjellë traditën e re të gatimit, si koha për t’ju përkushtuar kuzhinës, lehtësia e gatimit, emigracioni, imitimi, prirja drejt”modernes”, etj, lokalet e shërbimit duhet t’i kthehen kuzhinës klasike si një faktor bazë për të përcjellë trashëgiminë e pasur të turizmit familjar.
“Kultura e gatimit nuk është rrobë që të vjetërohet, por sa më shumë kalon koha, aq më shumë vlerë merr”,tha Rrokaj.
Një kuzhinë e tillë, sipas tij, jo vetëm që shërben si një vitrinë e vlerave të trashëgimisë, por edhe një konkurrente e denjë në treg./k.s/http://www.ata.gov.al/gatimi-tradicional-dhe-mikpritja-dy-elementet-kryesore-te-turizmit-familjar-151191.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate