Edhe sa kohë do të rezistojë Kepi i Rodonit? Perla veriore e bregdetit shqiptar e mbushur me histori të vërteta, por edhe me mite e legjenda antike shfaqet seriozisht në rrezik. Egzistenca e Kepit varet tashmë vetëm nga “humori” i Erozionit.
Udhëtimi ynë ka si ndalesë të parë fshatin bregdetar Hamallaj në Durrës. Erozioni një proces natyror por “ndëshkues” për vendet ku toka e deti trajtohen keq, prej kohësh ka dhënë sinjalet e tij duke “ngrënë’ këtu më shumë se 300 m, vijë tokësore në të gjithë bregun duke përfshirë edhe Gjirin e Lalzit pak me tej. Në zonën bregdetare e njohur ndryshe si “Rruskull” qytetarët kanë vendosur buzë detit bunkerë, ndërsa këto masa betony përpara disa kohësh kanë qenë pothuajse në mes të detit.
Profesor Dëfrim Shkupi sqaron se si ka ndodhur erozioni në këtë territori. “Erozioni është një proces natyror që procedon me gërryerjen e formacioneve dhe trasnportimin elëndëve verore. Në bregdetin e Rrushkullit, një zonë plazhore që kanë qenë në fillim akumulative, që përparonte dhe fitonte tokë, kurse me prishjen e sistemeve lumore solli fillimin e erozionit të këtij plazheve. Këto bunkere para 50 vjetëve kanë qenë ndërtuar 300 metra larg vijës bregdetare, ndërsa tani deti ka avancuar mbi 300 metra”, shprehet profesori për mikrofonin e A1 REPORT...
Nessun commento:
Posta un commento