
Gjatë një takimi të organizuar në mjediset e hotel Colosseot, organizatorët e këtij aktiviteti, u shprehen të kënaqur për aktivitetin në fjalë duke qënë të mendimit, se ai ia arriti qëllimit për të përcjellë tek publiku shkodran e më gjërë, përfshirë këtu edhe turistët, që në shumë raste nuk nguruar të ndjekin nga afër veprimtaritë në fjalë, vlerat historike të qytetit të Shkodrës, si dhe të rajonit përrreth.

Më së shumti për drejtorin e drejtorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare pranë bashkisë Shkodër, Aleksander Marleci, projekti “Marubi”, ishte një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit, si dy vende bashkëpunuese për zbatimin e këtij projekti.
Sipas tij, projekti në fjalë e filloi rrugëtimin e tij që në fundin e vitit të kaluar me organizimin e disa ekspozitave itineresante, si “Reflektim mbi traditat tona”, “Reflektim mbi vetveten”, të cilat u paten hapur në kryeqytete të ndryshme europiane, si në Bruksel, Paris, Varshave, Budapest, Beograd, Ankara, Trieste etj, të cilat morën vlerësime shumë pozitive nga publiku.

Ndërsa, për drejtorin e Fototekes Kombëtare, “Marubi”, Luçjan Bedeni, krahas suksesit të arritur në projektin e fundit me “Marubi Route”, “Marubi festival”, dhe konkursin fotografik, “Eja fotografo Shkodrën dhe fito”, financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Shqiperi – Mali i Zi, me rëndësi është për të bërë me dije që të tjera veprimtari po aq interesante e presin fototeken Marubi në ditët e ardhshme.
“Diku, aty nga muaji tetor, ne do të bëjmë edhe thirrjen e hapur për edicionin e dytë të Festivalit Marubi, ku grupi këtë radhë nuk do të jetë i përqëndruar vetem në qytetin e Shkodrës, por besoj se në gjashtë qytete të tjera të Shqipërisë, duke e shtrirë kështu dimencionin e vlerave të fototekes “Marubi” edhe më gjërë, tha ndër të tjera, Bedeni./a.g/http://www.ata.gov.al/mbyllen-me-sukses-veprimtarite-e-diteve-te-marubit-interes-i-madh-nga-turistet-149698.html
Nessun commento:
Posta un commento