05 agosto 2014

Durrës,bashkia ul taksat për plazhet private, shkak sezoni negativ turistik

DURRES - Subjektet që zotërojnë plazhe private në bregdetin e Durrësit do të paguajnë më pak taksa në bashki. Ky vendim është marrë nga Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar, ndërsa u vendos që nga 300 mijë lekë rinj, këto subjekte do të paguajnë 100 mijë lekë rë rinj.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e këtyre subjekteve tregtare, përfaqësuesit e të cilëve shprehen se ky sezon turistik nuk ka qenë pozitiv sa i përket bilancit financiar.

Kjo ka bërë që këto subjekte të mos jenë të rregullta në pagesat e detyrimeve karshi bashkisë. Shkak i uljes së fitimit për këto subjekte tregtare ishte dhe muaji i Ramazanit që përkoi edhe këtë vit me sezonin turistik.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/durr-sbashkia-ul-taksat-p-r-plazhet-private-shkak-sezoni-negativ-turistik-230977.html#sthash.iNLCoMse.dpuf...

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate