Për të disatën herë UNESCO shpreh shqetësimin në lidhje me ndërtimet pa leje në dy qytete të mbrojtura prej saj, për Beratin dhe Gjirokastrën. Mbështetur mbi raportin më të fundit mbi gjendjen në këto dy qytete të shpallura pjesë e trashëgimisë botërore, Komiteti i Trashëgimisë Botërore dërgon pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve letrën e radhës, ku renditen të gjitha masat që shteti shqiptar duhet të marrë, përpara mbledhjes së UNESCO-s në qershor të këtij viti. Në këtë takim do të diskutohet nëse Gjirokastra e Berati do të bëhen pjesë e listës së trashëgimisë botërore në rrezik. Në këtë letër shprehet “shqetësimi i madh” në lidhje me mungesën e kontrollit të ndërtimeve pa leje dhe të një plani menaxhimi, sidomos në Gjirokastër. Nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër mësojmë se prej vitit ’90, në zonën historike të qytetit numërohen 274 ndërtime pa leje.
Kjo çështje u diskutua edhe dy ditë më parë në Komisionin e Medias, ku ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, ishte thirrur të përgjigjej mbi disa problematika në fushën e trashëgimisë kulturore. Në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën historike të Gjirokastrës, ministri fajësoi Bashkinë e këtij qyteti, e cila ka dhënë leje në këto zona. “Nëse ka një ndërtim pa leje në Gjirokastër, është kryetari i Bashkisë, i cili duhet ta penalizojë. Ai ka instrumentin e Policisë Ndërtimore”, tha ai. Pavarësisht se e kujt është përgjegjësia, në qershor UNESCO do të vlerësojë nëse në dy qytetet shqiptare janë bërë përmirësime sa u përket vërejtjeve të tyre dhe do vendoset nëse do të hyjnë ose jo në “listën e zezë” të trashëgimisë botërore në rrezik.

Letra e UNESCO-s
Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës (Shqipëri)
Vendimi: 35 COM 7B.82
Komiteti i Trashëgimisë Botërore,
1. Duke shqyrtuar dokumentin WHC-11/35.COM/7B,
2. Duke kujtuar vendimin 33 COM nr 7B.87, miratuar në seancën e tij të 33 (Sevilje, 2009),
3. Shpreh shqetësimin e tij të madh në lidhje me mungesën e kontrollit të ndërtimeve pa leje dhe me keqardhje vë në dukje se nuk është krijuar një plan afatgjatë për të korrigjuar shkeljet që kanë ndodhur tashmë, në mënyrë që të rritet vlera dhe integriteti i pasurisë;
4. Gjithashtu, shpreh shqetësimin e tij se nuk po bëhen përparime për të prezantuar një program për ndërhyrjet arkeologjike në rast të zbatimit të restaurimeve të mëdha, si dhe për mungesën e një plani të përgjithshëm kundër zjarrit.
5. Njeh përpjekjet e bëra për të zhvilluar një plan turizmi në Berat, i cili synon të mbështesë nevojat e komunitetit lokal në kuadër të planit të menaxhimit dhe gjithashtu shpreh shqetësimin e tij të madh që një plan i tillë nuk është zhvilluar për Gjirokastrën;
6. Përsërit kërkesën e tij që shteti urgjentisht të vërë në jetë një plan veprimi, duke rënë dakord për afatet për zgjidhjen e problemeve aktuale dhe për të parandaluar çdo shkelje të mëtejshme;
7. Po ashtu, përsërit kërkesën e tij ndaj shtetit për të zhvilluar dhe zbatuar tregues të detajuar dhe të përshtatshëm të monitorimit në lidhje me atributet, të cilat bartin vlera të jashtëzakonshme universale të pronës, në bazë të inventarit të detajuar;
8. Të bëhen të qarta qëllimet e shtetit për të kryer një projekt të madh restaurimi në Kalanë e Beratit dhe kërkon që pala shtetërore të paraqesë të gjitha detajet në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, për vlerësim nga organet këshilluese, para fillimit të çdo pune;
9. Gjithashtu kërkon që shteti të ftojë një grup monitorimi nga Qendra e Trashëgimisë/ICOMOS për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme të konservimit të pasurisë, përparimin në menaxhimin e saj dhe nëse kriteret për përfshirjen e mundshme të pasurisë në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik janë plotësuar;
10. Kërkesë e mëtejshme ndaj shtetit palë është të paraqesë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, nga 1 shkurt 2013, një raport progresi për zbatimin e sa më sipër, për shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 37-të në 2013-n.
- See more at:
http://www.panorama.com.al/2013/02/28/unesco-shqetesim-ndertimet-pa-leje-ne-berat-e-gjirokaster/#sthash.YLRKvODu.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento