08 marzo 2013

nje obiekte simbolik i shqiperis ne Krimet e komunizmit i shprehur ne nje memorial në zonën e ish Bllokut


Tiranë - Mars 05,2013 - 17:15
Disa gjurmë nga burgu famëkeq i Spaçit, një pjesë nga muri i rrëzuar i Berlinit dhe bunkeri që ekziston prej dekadash, të treja do të bashkohen në një kompleks memorial pranë zonës së ish-Bllokut.
Prejekti i mbështetur nga Bashkia e Tiranës, është ideuar artistikisht nga piktori Ardian Isufi dhe analisti Fatos Lubonja.
Sipas Isufit, memoriali që simbolizon izolimin është konceptuar si një minimuze i hapur, ku publiku mund të integrohet tek vetë objektet.

"Ne në formë metaforike sjellim konceptin e burgosjes, konceptin e një lloj izolimi, i cili ka të bëje me dy lloj burgjesh: një burg që njerëzit izoloheshin brenda dhe një burg siç ishte e gjithë Shqipëria, që ishim në një burg të madh izolimi që ne nuk komunikonim me botën. Ky moskomunikim ishte paradoksi më i madh që ne mendojmë që me këto objekte të sjellim për reflektim dhe për një lloj dialogu të ri, qoftë të Tiranës qoftë të një publiku më të gjerë për të dialoguar me kohën, për të reflektuar mbi të", u shpreh piktori Isufi.

Kompleksi memorial qendron në njërin krah të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", në hyrje të rrugës për në zonën e ish-Bllokut. Sipas kuratorëve, këto dëshmi do ta bëjnë publikun të reflektojë dhe të kuptojë dimensionet jo vetëm kombëtar të izolimit që shkakton diktatura. Kjo do të arrihet duke u futur brenda bunkerit apo tunelit që krijojnë kollonat e betonit që ngjajnë me kocka gjigande. Memoriali do të përfundojë brenda muajit mars. 
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/58507/ALB#Xchiu

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate