
Arbër Kadia, që aktualisht mban postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Tiranë, do të jetë drejtori i ri i Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës. Emërimi i tij ende nuk është bërë zyrtarisht, por pozicioni i ardhshëm konfirmohet nga burime të "GSH" pranë Institutit të Monumenteve te Kulturës dhe vetë ministrisë. Pritet që kalimi i Kadisë nga njëra detyrë në tjetrën të bëhet sapo Ols Lafe të lërë përfundimisht detyrën e tij në ministri, për të kaluar si këshilltar për Trashëgiminë i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Kadia, punon prej vitit 2009 në atë që njihet si "Mozaiku" i Tiranës, ku është vendosur Drejtoria Rajonale e Kulturës. Në këto katër vite, ai është marrë me projekte të ndryshme të kësaj fushe, në bashkëpunim me IMK-në dhe ministrinë. Detyra e re që do të marrë përsipër, pritet të jetë një sfidë e madhe për djalin e shkolluar në Britaninë e Madhe. Kjo, nëse kemi parasysh se së fundmi trashëgimia është vënë në qendër të vëmendjes nga media dhe politika. Shembja e banesave, dëmtimi i monumenteve, vjedhja e kishave të Mesjetës së Vonë, duket se këtë vit s'kanë të ndalur.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento