TIRANE-28 SHKURT 2013 05: 25
Kampiburg i Spaçit, i shpallur katër vjet më parë monument kulture, është një nga ato vende që do të mbeten në histori. Edhe sikur të mos shkojnë dot vizitorët, do të shkojnë herë pas here qindra të burgosur që mbijetuan apo edhe familjarë të ishtë dënuarve politikë, eshtrat e të cilëve janë tretur aty.
Do të shkojnë edhe turistë të huaj, herë duke e konsideruar si objekt historik studimi, herë thjesht si objekt kureshtjeje. Është parashikuar që të kthehet në një muze, por ende ka mbetur një projekt në letër i Ministrisë së Turizmit e Kulturës (MTKRS).
Gjendja e Burgut të Spaçit ka qenë çështja më shumë e debatuar në Komisionin e Medias, Kulturës dhe Edukimit midis Ministrit Aldo Bumçi dhe deputetit të PSsë Auron Tare.
Ministri Bumçi është shprehur se: “është në përfundim procesi i investimit për krijimin e Muzeut të Genocidit në Shkodër (ishHetuesia), ndërsa fokusi do të përqendrohet në ndërhyrjen për muzealizimin e
ishBurgut të Spaçit.
Ndërkohë, deputeti Auron Tare duke u shprehur se “e përshëndesim shpalljen e Burgut të Spaçit si
Monument Kulture”, tha theksoi se “Në Spaç janë burgosur të gjithë ata që kërkonin demokraci dhe fjalën e lirë. Por me shumë keqardhje ne shikojmë se e gjithë ekspozeja e ministrit Bumçi për Spaçin nuk është gjë tjetër veçse demagogji”.
Duke iu drejtuar ministrit Bumçi, Tare tha: “E para, z. Ministër nuk e di se kur ka filluar hartimi i Projekti të Muzeumit. E dyta, shkatërrimi i Burgut të Spaçit nga banorët është denoncuar në media nga Fatos Lubonja ish i dënuar në Spaç. Z. Bumçi vjen në komision dhe bën propagandë, kur nuk ka bërë as gjënë më minimale: ruajtjen nga shkatërrimi të këtij burgu.
Sot telat e Spaçit janë gardhe për banorët e zonës. Sot hekurat e Spaçit po shiten për skrap. Zoti ministër
na tregoi këtu rëndësinë e Spaçit dhe interesimin e organizatës Europa Nostar për ta vendosur Spaçin në 7 sitet e memories europiane. Zoti Ministër, kur Spaçi vlerësohet nga të huajt, po ministria që ju drejtoni
përse nuk ka vendosur të paktën një roje?
Një roje që kushton 100 mijë lekë të vjetra në muaj që të ndalojë shkatërrimin. Nëse ju na thatë se Spaçi
është vetëm 5 km nga rruga e kombit, si ka mundësi që nuk keni vendosur asnjë tabelë për të kujtuar këtë vend kaq të rëndësishëm? Kjo pamje tregon mjaft qartë se ajo që ju keni për Spaçin nuk është tjetër veçse demagogji dhe asgjë konkrete”.
KUSH APLIKON PROJEKTIN PRANË EUROPA NOSTRAS
Sapo ministri Bumçi deklaroi se po bashkëpunon me organizatën suedeze CHWB (Trashëgimia Kulturore pa Kufi) për dorëzimin e aplikimit pranë Europa Nostras
brenda 15 marsit të këtij viti, deputeti i PSsë Auron Tare ka reaguar ashpër duke “i rikujtuar” Ministrit Bumçi se cili është fondacioni suedez nga i cili pritet ndihma.
“Për sa i përket Fondacionit që zoti Ministër thotë se po përgatit dokumentet për Spaçin, ky Fondacion
duhet parë me shumë kujdes nga ana e juaj. Ju e dini se edhe në Gjirokastër, por edhe publikisht
Fondacioni Suedez Trashëgimi pa Kufi është kritikuar mbi keqmenaxhimin e fondeve dhënë për disa
monumente në Gjirokastër.
Unë e kam bërë publike në një emision televiziv. A është në dijeni ministri se ky Fondacion është
përfaqësuar nga një e afërme e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Ekonomisë që menaxhon fondet me një kompani të quajtur “Martini shpk”? A e dini zoti Ministër se kush është pas kësaj kompanie?
E njihni kunatin e Kryeministrit, zotin Agim Rama, i cili fiton tenderët e buxhetit të shtetit për restaurime? A nuk ju duket paksa e çuditshme qe edhe në punimet e menaxhuara nga ky Fondacion shfaqet emri i “Martini shpk”?, deklaroi Tare.
Projekti i mbetur pezull parashikon që t’i kthejë burgut infrastrukturën që ka pasur. Ideja për kthimin në
muze të Burgut të Spaçit është hedhur në vitin 2008, që në kohën kur ministër i Kulturës ishte Bujar Leskaj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com 28.02.2013
Redaksi Online
Nessun commento:
Posta un commento