29 marzo 2013

Aktivitet per te mos u lene me 10-11 MAJ 2013 Festa e Midhjes ne Sarande, Edizioni i dyte. Shija e veres po fillon



Festa më e re dhe më e veçantë që iu shtua Sarandës fund-prillin e vitit të kaluar, është ajo e Midhjes. Këtë vit, kjo festë do të jetë në edicionin e saj të dytë dhe kjo e ka vënë Bashkinë e Sarandës para detyrimit për ta organizuar atë në një cilësi të re. Kanë nisur qysh tani përgatitjet për Festën e Midhjes, edhe pse ajo programohet të organizohet në 10-11 maj. Risia e parë e edicionit të dytë, është se Festa e Midhjes 2013 do të dyfishohet në kohështrirje, duke ofruar një 48 orësh, gjatë të cilave e tërë koha do të jetë e mbushur me veprimtari gjithëperfshirëse për të gjitha moshat e kategoritë. Po merren të gjitha masat për sensibilizimin dhe bërjen të interesuar për të qenë pjesë aktive e Festës bizneset lokale dhe ato nga qytetet më të mëdha shqiptare si Gjirokastra, Vlora, Durrësi, Tirana e Shkodra. 


Prania e kuzhinjerëve shqiptarë më në zë në "Festën e Midhjes 2013", ka për të qenë nga cilësitë më të dallueshme të edicionit të dytë të eventit më karakteristik të Sarandës. Po kështu, është vendosur komunikimi me autoritetet lokale dhe shoqatat e tregtarëve nga qytete kufitare greke, si Korfuzi, Janina, Igumenica etj. Pjesemarrja më e gjerë e biznesit lokal dhe e bizneseve të tjera nga brenda e jashtë vendit, si dhe e komunitetit, qëndrojnë ndër synimet kryesore që do të arrihen. Ne edicionin e dytë të kësaj feste tipike të Sarandës, parashiohet te marrin pjese jo vetem perfaqesues te kulinarise se hoteleve e restoranteve, amvisa private, perfaqesues nga biznesi i Korfuzit, Igumenices etj, por edhe tregtare te sallamit, mishit, bukes dhe pasticere me te njohur. 

Pjesë e festës 2013 do të jenë edhe spektaklet muzikore, ku do të ftohen të performojnë emra te njohuar të muzikës shqiptare, artistë amatorë vendas etj. Porgramohet që gjate dy netëve atmosfera të pasurohet edhe me lojëra të ndryshme, surpriza, party etj. Vemendje e vecante do t’u kushtohet fëmijëve dhe familjarizimit të tyre me këtë festë karakteristike të Sarandes, qytetit ku jetojnë. Për ta do të rezervohet një hapësirë e veçantë, në të cilën do të vendoset një kënd lojërash, ku nuk do të mungoje simbolika e festës, midhja. Edhe të rinjtë do të kenë hapsirën e tyre të festës. Bashkëpunimi me senatin e shkollave, me të rinjte e forumeve rinore, me rininë studentore dhe me klubin shumësportesh “Butrinti”, pritet të kthehet në larmi veprimtarish, në të cilat do të përfshihet masa e madhe e moshave më aktive. Nëpërmjet adresës së facebook-t të Bashkisë, do te behet publik edhe pl;atforma e Fetës së Midhjes 2013, për organimzimin më të mirë të të cilës kërkohet të tërhiqen mendime dhe sugjerime të miqve të shumë të Sarandës dhe nga komuniteti i saj. Slogani i festës së Midhjes 2013 do të jetë sërish “Midhja, mbretëresha e Sarandës.”
Nese vjet ishte hera e pare qe kjo bashki organizoje kete event dhe pati rrezultate qe mund ti verifikoni vet ne videot e me poshte..... Kesaj here surprizat do te jete te shumta dhe mbres lenese, duhet te jesh qe ta kutosh pa ta shijosh .
Ndiqeni me shume info ne https://www.facebook.com/bashkia.sarande.7

JA SI U FESTUA EDIZIONI I PARE 2012


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate