01 marzo 2013

Në rekuizitën e Teatrit të Operas ruhen objekte të rralla dekoruese




Objektet që nga Traviata e vitit 1957 e deri më sot
25 shkurt 2013 21:41

Objektet dekoruese të ambjentit dhe veshjeve të artistëve ruhen prej mëse një shekulli në rekuizitën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në këtë garderobë të pasur gjenden objekte që nga opera “Traviata” e vitit 1957 e deri më sot.

Këto objekte të rralla i përkasin shfaqjeve të para të opërave dhe baletit vënë në skenë. Pa këto element të rëndësishëm, shfaqja nuk mund të ndërtohet

Përgjegjësi i rekuizitës Arben Gjeropi na njeh me reliket e cmuara që ruhen prej më shumë se gjysëm shekulli në këtë hapësirë.

Shumë prej objekteve janë pjesë dekoruese e skenës që tashmë ruhen si relike.

Mes qindra objektesh nuk mungujnë edhe aksesor të ndryshëm si helmeta, shpata , pushkë shandanë rripa mesi statuja, ora xhepi e varse.

Në këtë gardërobë të pasur ëshët i ruajtur edhe djepi i baletit Halili dhe Hajrija, Statuja e operas Kavaleria, statujat e rigoletos si dhe elemente dekuruese te operas komisarui vënë në skenë 1972, shpata e perdorur në operan Skënderbeu e vitit 1968. Si dhe qelqurinat, e përdorura te opera Traviata e 1957.
Disa prej tyre janë të ekspozura në stenda por ekziston një project që shumë prej këtyre relikeve unikale të mund të ekspozohen në një hapësirë muzeale.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate